Dikush do të thoshte se larja e rrobave nuk është ndonjë filozofi e veçantë, veçanërisht sot kur thjesht duhet të vendosni rrobat në makinën larëse.
Megjithatë, ka disa gabime që bëjnë amvisat kur lajnë rrobat.
1. Mos e pastroni me vonesë njollën
Është mirë që njollat të trajtohen sapo të shfaqen. Nëse njolla në rroba thahet, atëherë ka më pak gjasa që të mund ta hiqni atë, të paktën jo pas larjes së parë. Më së miri është që njollës t’i vendosni lëng për larjen e enëve ose një tjetër pastrues njollash dhe ta lini të veprojë për pak kohë. Shpëlajeni, thajeni dhe vetëm më pas vendoseni në lavatriçe.
2. Mbyllja e derës së makinës larëse
Shumica e grave e kanë zakon të mbyllin menjëherë derën e lavatriçes, kur nxjerrin rrobat prej saj. Megjithatë, ky është një gabim i madh, sepse pjesa e brendshme është plot lagështi dhe lëngje, gjë që mund të çojë në shfaqjen e mykut. Duhet ta lini derën hapur për pak kohë që makina larëse të thahet plotësisht.
Gjithashtu, herë pas here duhet të lani lavatriçen “bosh” për të hequr të gjitha papastërtitë nga kazani.
3. Pluhur larës
Ka një arsye pse çdo paketë pluhur larës, si dhe zbutës pëlhure, tregon sasinë optimale për një lloj të caktuar veshjesh.
Nëse vendosni më pak ilaç, rrobat do të mbeten gjysmë të pista, dhe ngjyrat do të zbehen. Shumë ilaç mund të dëmtojë materialin, ta bëjë atë poroz dhe të lërë njolla në rroba.
4. Veshja e çorapeve pas rrobave të tjera
Duhet t’ju ketë ndodhur që pas larjes të mos gjeni dot disa çorape. Ndoshta sepse i keni futur të fundit në lavatriçe. Çorapet duhet t’i vendosni në mes të rrobave të tjera, në mënyrë që ato të lahen mirë dhe me siguri nuk do të “zhduken në mënyrë misterioze”. /noa.al