Konsumimi i kafesë në punë mund të zvogëlojë shanset për vdekje të parakohshme, raporton “Female First”.

Sipas shkencëtarëve personat që punojnë të paktën gjashtë orë në ditë, kanë më pak gjasa që të vdesin para kohe nëse pinë dy ose tre filxhanë kafe në ditë, në krahasim me ata që nuk pinë asnjë.

Ekspertët nga Universiteti Soochow i Kinës kanë analizuar të dhënat e mbi 10 mijë të rriturve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe janë të bindur se efekti anti inflamator i kafesë mund të ndihmojë punonjësit që qëndrojnë me orë të tëra ulur para kompjuterit, pasi mungesa e lëvizjes shkakton inflamacion në organe dhe inde, duke shkaktuar dëme potencialisht vdekjeprurëse.

Sipas ekspertëve, ka prova në rritje se kafeja mund të zvogëlojë rrezikun për humbjen e jetës nga sëmundjet kronike për shkak të vetive të saj të fuqishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here