Ndërkohë që suplementet e ndryshme mund të jenë të mira për kryerjen e ndonjë funksioni të caktuar në trup, ka disa prej tyre që nuk janë të mira për personat që vuajnë nga sindroma metabolike.

Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë, ku përfshihen simptoma si tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i sheqerit në gjak, niveli i lartë i kolesterolit apo triglicerideve në gjak si dhe dhjam i tepërt në zonën e barkut, duhet të kenë kujdes sa i përket suplementeve si kromi e vitamina B3.

Dietologia Isabel Vasquez, për EatingWell ka treguar se përveç kromit e vitaminës B3 edhe niacini, çaji i gjelbër, pjepri i hidhur si dhe gjembaku i qumështit, mund të jenë suplemente të këqija për personat që kanë problem metabolike.

Kromi

Supmentet me krom

Kromi është mineral esencial që gjendet në ushqime si rrushi apo brokoli. Disa njerëz mund të marrin suplemente me krom në mënyrë që ta rregullojnë nivelin e kolesterolit në gjak apo për përmirësimin e performancës atletike.

“Ndërkohë që disa studime kanë sugjeruar se suplementet me krom mund të përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, provat nuk janë gjithëpërfshirëse e as përmbajtjesore”, ka thënë Michelle Routhenstein, dietologe.

Kromi mund të ndërveprojë me insulinën e edhe me ilaçe të tjera të diabetit, duke shkaktuar efekte anësore të padëshiruara.

Michelle ka shpjeguar se marrja e shpeshtë e këtij suplementi mund të shkaktojë efekte anësore si dëmtimi i veshkave dhe probleme gastrointestinale.

Niacini

Suplementet me niacin apo vitaminë B3

Niacini, që ndryshe njihet si Vitaminë B3 ndihmon trupin të shndërrojë ushqimin në energji ndërkohë që mban të shëndetshëm sistemin nervor, sistemin tretës dhe lëkurën.

Shumë njerëz përdorin suplemente me niacin në mënyrë që të ulin nivelin e kolesterolit dhe rrezikun nga sulmi në zemër.

Vasquez ka bërë thirrje që njerëzit që kanë sindromën metabolike nuk duhet ta marrin këtë suplement sepse mund të rrisin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak, i cili duhet të jetë i balancuar po ashtu sepse mund të krijojë rrezik për arterosklerozë.

Çaji i gjelbër

Suplementet me çaj të gjelbër

Ka shumë persona që pinë nga gjashtë deri në shtatë filxhanë me çaj të gjelbër në ditë, por suplementet me këtë lloj çaji mund të rrisin rrezikun për personat me sindromë metabolike.

Çaji i gjelbër mund të gjendet në shumë suplemente që përdoren për të humbur peshë apo për rregullimin e shëndetit metabolik, por National Center for Complementary and Integrative Health ka raportuar se ekstrakti i çajit të gjelbër që gjendet ne suplemente për humbje të peshës, mund të shkaktojë dëmtime në mëlçi.

Pjepri i hidhur

Suplementet me pjepër të hidhur

Pjepri i hidhur përdoret për uljen e nivelit të sheqerit në gjak, sepse kjo frutë përmban kemikale që luajnë rolin e insulinës.

Vasquez ka thënë se gatimi me pjepër të hidhur është në rregull, ndërkohë që ka shtuar se suplementet me të mund të mos jenë të mira për trajtimin e diabetit.

Gjembaku i qumështit

Suplementet me gjembakun e qumështit

Suplementet me gjembak të qumështit gjithashtu reklamohet për njerëzit që kanë diabet apo nivel të lartë të sheqerit në gjak. Sidoqoftë nuk ka të dhëna të mjaftueshme që kjo bimë mund të ndikojë për të mirë.

“Nuk ka prova se ky suplement mund të jetë efektiv për trajtimin e sindromës metabolike apo të ndihmojë në shëndetin e mëlçisë”, ka thënë dietologia Lauren Mahesri për EatingWell.

Për më tepër, njerëzit që kanë alergji ndaj bimëve të familjes së luleve margarita, mund të kenë simptome alergjie edhe nga gjembaku i qumështit sepse është bimë e ngjashme me to.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here