Ka disa mite të cilat ne i besojmë, të cilat në të vërtetë nuk janë aspak të vërteta.
Kemi mbledhur pikërisht disa nga më të veçantët që mund t’i zbuloni më posht.
Demat kanë inat ngjyrën e kuqe
Në të vërtetë demat as nuk e shohin ngjyrën e kuqe. Ata reagojnë nga levizja e flamurit që matadori valëvit në arenë sesa nga ngjyra.
Të kërcasësh kyçet ndikon tek shfaqja e artritit
Nuk ka asnjë të dhënë shkencore që lidh kërcitjen e nyjave me shfaqjen e artritit. Kërcitja që ne dëgjojmë vjen nga çlirimi disa flluskave gazi që ndodhen në lëngun e nyjave.
Alternativat pa tym janë të gjitha njësoj
Edhe pse përfshihen në një bashkësi të njëjtë, kategoritë e alternativave pa tym janë të shumta. Dy prej të cilave ngatërrohen më shpesh janë cigaret elektronike dhe pajisjet me ngrohje. Ndyshimi i parë mes tyre është se cigaret elektronike funksionojnë përmes një lëngu që përmban nikotinë, e ndërsa pajisjet me ngrohje si IQOS, në thelb kanë ngrohjen e fijeve të duhanit.
Kameleonët ndryshojnë ngjyrë sipas vendit ku ndodhen
Kameleonët e ndryshojnë ngjyrën e trupit të tyre në varësi të temperaturës së ambientit ku ndodhen, dritës, gjendjes së tyre shpirtërore dhe si një formë për të komunikuar me miqtë e tyre, dhe jo se duan që të bëhen njësh me ambientin ku ndodhen.