Rajoni i Mitrovicës, së shpejti do ketë një platformë online e cila do “mbledhë” në një vend lokacione me karakter kulturor, historik e turistik të rajonit të Mitrovicës.
Më saktësisht, do të jetë Organizata për hulumtime dhe vetëdijësim shoqëror TRUNGU, ajo e cila nëpërmjet projektit “KulTur 02” do sjellë për qytetarët platformën më unike online, e cila ka synim kryesor zhvillimin e turizmit dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Mitrovicës.
Platforma do përmbajë në vete një numër të madh lokacionesh të natyrave të ndryshme nga tri qytetet, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri.
Lokacionet që do vendosen në platformë do të jenë të plotësuara me elemente plotësuese si: fotografi, hartë, video të shkurta, si dhe hapësirën e komenteve, ku secili qytetar mundë të shprehë mendimin e tij, apo edhe të japë sygjerimet për plotësime tjera eventuale që mund të bëhen për lokalitete të caktuara.
Drejtuesi i këtij projekti, Besfort Islami , thotë se ideja e këtij projekti ka ardhë duke analizuar projektet dhe nismat tjera që merren per zhvillimin e turizmit në rajonin e Mitrovicës dhe duke parë që ka mungesë të nismave konkrete që kontribuojnë në këtë drejtim.
Ai poashtu shton se “KulTur 02″ është projekt që synon të ketë një vazhdimësi dhe platforma online të pasurohet me informacione dhe elemente shtesë edhe pas lansimit të saj.
Ai nuk e përjashton mundësinë që në një planet e afërta të OHVSH-TRUNGU të jetë edhe zgjerimi i platformës edhe në qytetet tjera.
Në anën tjetër, menagjerja e këtij projekti, Ardiana Zeqiri shprehet shumë optimiste në suksesin dhe impaktin pozitiv që do ketë projekti, jo vetëm në rajonin e Mitrovicës, por edhe më gjerë.
” “KulTur 02″ është një platformë atraktive dhe në të njejtën kohë shumë e nevojshme për shoqërinê, dhe me mbështetjen e MKRS-së, besoj se do bëjmë një punë që do tërheqë masën, e në veçanti të rinjët”- thotë ndër tjera ajo.
Ndërkaq, Ajrina Rushiti, e cila është drejtuese e aktiviteteve të terenit si dhe publikuese në platformë, shprehet se OHVSH-TRUNGU, me ndihmën profesionale të bashkëpunëtorëve të jashtëm, po bën një punë intensive dhe të palodhshme, që tek qytetarët të sjellë gjëra të reja dhe unike përmes të cilave do njohin trashëgiminë kulturore dhe jo vetëm.
Në ditët në vazhdim, OHVSH-TRUNGU dhe Trungu.info do publikojnë materiale që prezantojnë platformën “KulTur 02” por edhe të gjitha aktivitetet tjera të projektit.
Deri në finalizim të platformës online, drejtuesit e OJQ TRUNGU ju ftojnë të ndiqni faqet e tyre online, dhe pse jo, tê jepni edhe ju idetë tuaja por edhe kritikat. /Trungu & InforCulture