Niveli i lartë i stresit mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore, duke përfshirë, ankthin e shtimin e peshës trupore. Kortisoli, i cili njihet si hormoni i stresit, mund të menaxhohet përmes konsumimit të disa ushqimeve.
The Times Of India ka renditur 10 ushqimet që mund të ulin nivelin e kortisolit.
Bademet
Konsumimi i katër deri në pesë bademeve brenda ditës mund të përmirësojë nivelin e stresit, sepse këto arrore përmbajnë magnez, mineral ky që luan rol të rëndësishëm në uljen e nivelin të kortisolit.
Një studim që është publikuar në gazetën American Collage of Nutrition, ka gjetur se konsumimi i magnezit ul nivelin e kortisolit.
Çokollata e zezë
Konsumimi i çokollatës së zezë që përmban 70% kakao mund të ndihmojë në zvogëlimin e nivelit të kortisolit.
Një studim, i cili u publikua në gazetën Proteome Research ka sugjeruar se konsumimi i çokollatës së zezë për dy javë ka ulur nivelin e kortisolit te personat me nivel të lartë stresi. Brenda ditës këshillohet të konsumohen 20 deri në 30 gramë, por jo më shumë.
Spinaqi
Konsumimi i spinaqit për çdo ditë ulë nivelin e kortisolit sepse edhe kjo perime përmban magnez.
Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë sugjeruar se mungesa e magnezit në organizëm mund të shkaktojë rritje të nivelit të kortisolit, gjë që do të thotë se spinaqi është ushqim shumë i mirë kundër stresit.
Gjoksi i pulës
Aminoacidet që ndodhen në gjoksin e pulës ndihmojnë masën muskulore të qëndrojë në formë dhe ndihmojnë prodhimin e serotoninës, hormon ky që vepron kundër kortisolit.
Sipas një studimi që u publikua në gazetën Nutrition, konsumimi i proteinave është esencial kundër stresit. Rekomandohet të konsumohen 100 gramë proteina brenda ditës.
Hudhra
Përbërësi që gjendet në hudhër e që quhet allicin, mund të ulë nivelin e kortisolit.
Studimi që është publikuar në gazetën Phytotherapy Research ka gjetur se hudhra ndihmon në uljen e nivelit të kortisolit dhe përmirëson gjendjen e stresit. Këshillohet që të konsumohen katër gramë hudhër në ditë.
Brokoli
Kjo perime është e pasur me vitaminë C, e cila gjithashtu njihet për rolin e saj kundër kortisolit. Kosnumimi i bronkolit për baza ditore, përmes gjellëve apo supave, pasuron trupin me vitaminë C, e cila ul stresin.
Çaji i gjelbër
Ky çaj përmban L-theanine, e cila është aminoacid që ndihmon relaksimin dhe zvogëlon stresin. Një studim që u publikua në American Journal of Clinical Nutrition ka gjetur se L-theanina redukton me sukses nivelin e kortisolit dhe përmirëson disponimin.
Orizi i kaftë
Ky ushqim bën pjesë në karbohidrate komplekse dhe ndihmon stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak, gjë që ndihmon uljen e prodhimin të kortisolit.
Vaji i ullirit
Ky vaj është i pasur me yndyra të shëndetshme, të cilat ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe ulin nivelin e kortisolit.
Një studim që u publikua në gazetën Transational Medicine ka gjetur se konsumimi i rregullt i vajit të ullirit, ul dukshëm nivelin e kortisolit dhe përmirëson simptomat e stresit.
Banania
Kjo frutë është e pasur me kalium dhe vitaminë B6, të cilat ndihmojnë rregullimin e nivelit të kortisolit.
Konsumimi i një bananeje në ditë mund të ndihmojë në uljen e nivelit të stresit.
Studimi i publikuar në Psichosomatic Medicine ka treguar se kaliumi zvogëlon stresin dhe ndihmon shëndetin e zemrës.