Në vitin 1987, një notar profesionist 22-vjeçar i quajtur Tonin Gjini hyri në ujërat e Adriatikut në fshatin verior të Velipojës me mikun e tij më të mirë, Pjerin Gjeka.

Tetëmbëdhjetë orë më vonë, Gjini doli 18 kilometra përgjatë bregut në qytetin malazez të Ulqinit, në atë kohë pjesë e Jugosllavisë. Gjeka u mbyt, 100 metra larg bregut. Gjini e tërhoqi trupin e shokut të tij deri në tokë.

Fragment nga filmi

Me të mbërritur në Ulqin, katër persona me uniforma e çuan Gjinin dhe trupin e Gjekës në Podgoricë, i njohur atëherë si Titograd. Nga aty, Gjini u dërgua në burg në qytetin bregdetar të Kotorrit për një muaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

– Publicitet –

Nga Kotorri, Gjini u dërgua në Beograd, ku u intervistua në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjini u lejua të hynte në SHBA, por familja e tij në Shqipëri u internua  në një fshat të largët në veri të Shqipërisë.

Kur u kthye për herë të parë, në vitin 1992 pas rënies së komunizmit, të afërmit e mikut të tij të vdekur, Gjekës, e pyetën se çfarë kishte ndodhur me të.

“Ata nuk dinin asgjë”, tha ai. Ai u tregoi se jugosllavët e kishin marrë trupin e Gjekës dhe ua kishin kthyer autoriteteve shqiptare, të cilët e varrosën atë në veri të Shqipërisë, “por familja nuk dinte asgjë”.

“Më pas familjarët nëpërmjet një të njohuri të tyre e gjetën. Ata morën një ekskavator, gërmuan dhe e gjetën.”

Historia e dy të rinjve ka frymezuar filmin dokumentar “Freestyle to Montenegro” i cili është shfaqur në rreth 10 festivale filmi.

i.b. / dita

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here