A keni përsëritur ndonjëherë një fjalë disa herë dhe keni parë që, pas një farë kohe, ajo fillon të humbë kuptimin? Nëse ju ka ndodhur, nuk duhet të shqetësoheni, shkencëtarët e kanë studiuar këtë fenomen dhe e quajnë ngopja semantike. Studimet kanë gjetur se, teksa ju përsërisni një fjalë, truri juaj ngopet dhe ju filloni që të hutoheni në lidhje me domethënien e fjalës.

 

Shikoni, normalisht kur ju thoni një fjalë (p.sh., “stilolaps”), truri juaj gjen informacionin semantik për një stilolaps dhe lidh dy gjëra së bashku. Megjithatë, në qoftë se ju e përsërisni fjalën disa herë në mënyrë të shpejtë, truri juaj bëhet më pak i prirur ta lidhë atë me atë informacion semantik, çdo herë që e përsërisni. Studiuesit kanë gjetur përdorime praktike për këtë hkë: duke përdorur ngopjen semantike në një mjedis të kontrolluar, ata kanë qenë në gjendje të ndihmojnë personat që belbëzojnë, dhe në një rast ishin në gjendje që të ndihmonin një person me coprolalia, që është sharja dhe mallkimi i pakontrolluar, e që ndonjëherë lidhet me sindromin Tourette.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here