Vitet e fundit, diabeti ka qenë një çrregullim i madh. Nuk ka prekur vetëm të rriturit por edhe fëmijët, në disa raste u ka marrë edhe jetën disa personave pa pasur mundësinë ta kurojnë, transmeton Gazeta Metro.

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm nëse janë prekur ose jo nga diabeti, por këto janë 9 simptomat për të kuptuar nëse jeni prekur apo jo nga kjo sëmundje.

 

1.Nevoja për të urinuar shpesh

Nëse shkoni shpesh në tualet, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e keqe për ju, pasi niveli i insulinës në gjak është i çekuilibruar.

2.Humbja e peshës

Nëse kohët e fundit po humbisni shumë peshë, kjo është një shenjë e keqe për shëndetin tuaj, pasi ka rrezik që të jeni prekur nga diabeti. Andaj ju sugjerojmë që të bëni një vizitë tek mjeku, për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.

3. Shërim plagësh në mënyrë të ngadaltë

Nëse kohët e fundit keni pësuar ndonjë aksident dhe plaga juaj nuk po shërohet në mënyrë të shpejtë, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e diabetit, e rrezikon sistemin tuaj imunitar.

4. Uri dhe etje në mënyrë të shpeshtë

Kur trupi juaj nuk mund ta përpunojë glukozën në të njëjtën mënyrë se çka ndodhur më parë, ju keni uri dhe etje shumë më shpesh se zakonisht. Nëse ju keni uri ose etje të shpeshta gjatë natës, kjo gjithashtu mund të jetë një shenjë e diabetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here