Shkencëtarët po përdorin fuqinë e inteligjencës artificiale për të parashikuar vetitë mjekësore të bimëve duke vëzhguar një pemë të re familjare të luleve të planetit.

Bashkëpunimi ndërkombëtar udhëhiqet nga një ekip i Kopshtit Botanik Mbretëror, Kew dhe ka marrë ADN-në e më shumë se 9500 luleve.

“Është një pemë gjenealogjike për lulet. Është një  studim gjigant që përfshin fragmentarizimin e ADN-së së mijëra bimëve për të kuptuar lidhjen mes tyre”, thotë kërkuesja Melanie-Jayne Howes.

Baza e të dhënave përdor 1.8 miliardë shkronja të kodit gjenetik për të ndërtuar një hartë të historisë evolucionare të bimëve dhe pritet që të jetë një ndihmë e madhe në zbulimin e elementëve mjekësorë.

Duke kryëqëzuar fragmentet gjenetike me vetitë e njohura mjekësore, inteligjenca artificiale mund të parrashikojë cila bimë e pastudiuar mund të ketë potencialin për të gjetur trajtime të reja.

Studimi përdor edhe teknikat e reja të gjenomikës për të ndarë ADN-në e një varieteti të gjerë bimësh, përfshirë edhe të vjetrat ao të zhdukurat. Përveç ndihmës në mjekësi, të dhënat do të identifikojnë lloje të reja bimësh, do të përmirësojnë klasifikimin dhe mbështesin përpjekjet për ruajtjen e tyre.

Studimi sjell të dhëna të reja për misterin e Charles Darëin mbi diversifikimin e shpejtë të luleve që filloi mbi 140 milionë vjet më parë. Darëin u habit nga shfaqja e shpejtë e tij në të dhënat fosile.

Të dhënat janë të hapura për publikun dhe komunitetin shkencor duke rritur potencialin për zbulime të vazhdueshme ndërsa njohuritë mbi pemën gjenealogjike të bimëve zgjerohen./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here