Ndërkohë që të ftohurit dhe kolla ndonjëherë mund të jenë të pamenaxhueshme, ka disa ilaçe që gjenden në shtëpi e që mund të ndihmojnë.

Mjekët kanë rekomanduar se supa është një ilaç alternativ i mirë sa i përket ftohjes, për shkak se përmban perime, të cilat kanë vlerat ushqyese të nevojshme që ndihmojnë tejkalimin e simptomave të gripit.

Mjalti është gjithashtu një ilaç i mirë alternativ për trajtimin e kollës, pasi mund të përdoret një lugë mjaltë me një gotë ujë të ngrohtë që të lehtësojë dhimbjen e fytit e të largojë kollën.

Çajet njihen për veti antiiflamatore e efekte qetësuese, prandaj rekomandohet të përdorën përgjatë ftohjes.

Shpërlaja e fytit me ujë me krip mund të ndihmojë lirimin e mukozës që shkaktohet nga të ftohurit.

Hudhra është gjithashtu e mirë për ftohjet pasi përmban allicin, një komponim që ka veti antimikrobiale.

Vitamina C gjithashtu është shumë e mirë kundër ftohjes, pasi që parandalon infeksionet dhe rrit imunitetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here