Studiuesit kanë krijuar lule të afta të rriten dhe të shkëlqejnë në errësirë duke përdorur një gjen nga kërpudhat. Bima e quajtur Firefly Petunia lëshon një shkëlqim natyral në errësirë.
Gjeni i përdorur ndryshon midis specieve të ndryshme dhe ndihmon në shndërrimin e energjisë në dritë organike. Ai rrit shkëlqimin e tyre duke rregulluar ndërveprimin midis dritës dhe energjisë.
Shkencëtarët po kërkojn metoda për të shtuar ndriçimin e bimëve që mund të jenë shumë shpejt në kopshtet e shtëpive.
Metodat tradicionale për krijimin e bimëve biolumishente kërkonin futjen e pesë gjeneve nga kërpudhat. Megjithatë, studimi i fundit ka treguar se një gjen i vetëm bimor mund të zëvendësojë dy gjene mykotike.