“La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit 1817, në faqen n°4, shkrimin biografik të “The litterary Gazette” për Ali Pashë Tepelenën (Janinën), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Gazeta e njohur “The litterary Gazette” boton një shkrim biografik për të famshmin Ali Pasha, zot i Epirit, Thesalisë dhe një pjesë të vendeve bashkangjitur. Ky pasha nuk ka reshtur kurrë t’i paguajë Portës së Lartë, pjesët e të ardhurave publike që sipas zakoneve të vjetra, i takojnë në pashallikun e tij, por njëkohësisht ai ka ditur të rrisë të ardhurat e tij personale, në atë pikë sa kanë vajtur në 15 milion ‘livres tournois’ (monedhë e vjetër franceze).
Një pjesë e madhe e këtyre të ardhurave vjen nga pronat e tij publike dhe nga kopetë e deleve të cilat arrijnë deri në 50.000 kokë. Thesarin (pasurinë) e tij e ruan vetëm një arkëtar i thjeshtë që i thotë saktësisht se çfarë përmban kasaforta. Ali Pasha, i talentuar për një kujtesë të jashtëzakonshme. I njeh përmendësh të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e tij. Kjo mënyrë e mbajtjes së librave (llogarive) të tij shpesh i mundëson që të rrisë papritmas të ardhurat e tij.