Shkruan: Fikret Shatri
17 Maj 1998.
(Njihuni me doktorin zëmër flori Xhevat Avdijaj dhe bashkëluftëtarin Avni Shala)
Nga Loxha në mëngjesin e hershëm, së bashku me Avni Shalen u nisem për Dubovikë të Deçanit.
Aty takuam Beqir Gervallën komandant i UÇK-ës për Dubovikë.
17 maj 1998, pastaj në Prilep arritëm në truallin e Imer Cufës – Lokaj, ku ishte shtabi lokal i UÇK-së, u futem në kullën e Januz Lokaj.
Nga frëngjia e kullës nëpër fushën me blerim, i bërë katarosh, i armatosur deri ne dhëmbë vinte komandant Naser Shatri.
U ç’mallëm më të (pasi që nuk ishim parë që nga atentati i tij ndaj Tomisllav Baboviçit, ku unë isha dërguar në organet e sigurimit në Istog, mëngjesin e 4 tetorit 1989, si i mitur) pastaj u njoftuam (manipuluam) me armët që kishin forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Na u dha urdhri për ta pastruar dhe vajosur me vajë të djegur në një enë të madhe plastike, se bashku me Fehmi Lokaj, Avni Shalën dhe unë. Gulinovi, u përgatitë për tu dërguar në vijën e zjarrit.
Pas dite u kthyem për Dubovikë dhe tutje me detyra dhe mision të qartë, për mobilizim të djemve loxhian dhe istogas për luftë.
Në Dubovikë vizituam edhe nënën Ajshe Gërvalla.
Nga aty, ishim të përcjellë nga Sejdi Gërvalla, Jakup Gërvalla dhe Ismet Shala që të tretë ushtarë të UÇK-së.
Sapo jemi nda nga ta, s’kanë kaluar as 200 metra, dhe kemi ra në pritë në forcat serbe ts udhëhequr nga famëkeqi Shalipuri (i vrarë më zoll nga ish ushtari i UÇK-së, Avni Elezi ndjesë pastë). Ishte një makinë ngjyre e verdhë Llada, pa tabela. Në atë kohë, vetëm njësitet e UÇK-ës kishin makina pa tabela, unë dhe Avniu, menduam që janë ushtria e jone, kur sa hapë e mbyll sytë ai njësit i policisë na kanë kapur (UDB-ja).
Ishte kapje e shpejtë dhe e pa pritur, na futen të lidhur në makinë, Avni Shala kishte një bombë të futur në një gjaket të lidhur në brez, dhe s’kishte gjasa për t’i përdorur. Gjatë rrugës Shalipuri na godiste me kondak te revolverit, ku mua dhe Avnisë na e qau kokën dhe duke na dhënë goditje të pa ndërprera në organe gjenitale. Gjaku shkonte gjithë andej.
Kur kemi mbërri tek varrezat e qytetit të Pejës, afër një kafe me grumbull policë, aty u ndalen dhe shumica e atyre policëve u afruan afër makinës ku ishim ne dhe filluan të na goditnin. Shalipuri ju drejtua Çaliqit, po i dërgojmë në Bellopojë dhe t’i pushkatojmë. Ndërsa Caliqi i tha jo, po i dërgojmë lartë (hetuesi) se i kemi harxh- material.
Na futen në organet e policisë serbe, na mbështeten për muri, pasi polici serb që ishte më larg neve, shfrytëzova rastin dhe i thash Avnisë pa lëvizur buzët fare “Avni mos të dalim nga Duboviku”, në atë kuptim që të u themi se kemi qenë vetëm në Dubovikë dhe jo në fshatra tjera. Dhe edhe Avnia e kuptoj mesazhin tim.
Na dërguan në katin e sipër të objektit, unë isha në zyrën e fundit të pjesës perëndimore.
Unë u mora në pyetje nga punëtori armik i sigurimit Serb Bora Vllaoviç, ndërsa Avni Shala, nga Caliqi. Vllaoviç ma largoj nga gishti një unazë që kisha dhuratë nga nëna ime Ryve Dreshaj- Shatri. Filloj odisejada e maltretimeve, rrahjeve dhe dhunës psiko-fizike. Pastaj na s’postuan në korridor mua dhe Avninë, ne secilën derë kishte nga një policë me shkop të gjatë gome. Goditjet vinin sa para sa mbrapa. Tmerri dhe ferri jetonin në një strehë!
Në foto: Fikret Shatri e Avni Shala
Rrahjet dhe maltretimet vazhduan deri në orët e vona. Unë dhe Avni Shala nuk dolëm nga Duboviku, unë u arsyetova që shkruaj poezi. Vllaoviç thoshte se Jusuf Gervalla është një tradhtar. Unë i thash se për ju mund të jetë çdo gjë, por për shqiptarë është një hero. Gjendja jonë ishte e atillë sa me nuk mund t’i zbërthenim as tutat tona për të kryer nevojë fiziologjike. Duart, këmbët dhe çdo pjesë e trupit ishte katandisë si me keq!
Rreth orës dy e natës me prangosën për një orman metalik. Punëtorët e sigurimit ikën dhe mbeti veç roja i natës.
Sa fat i madh: Rrrahje, ujë, WC .Caliç kishte çelësin e prangave në gjepin e vogël te gjinseve. Ai e nxjerrë çelësin nga gjepi dhe e vendos pas një vazoje lulesh artificiale ne fund te nje tavoline. Çudia e radhës, nga ai shkop gome që na rrihnin,e kishin harruar poshtë tavoline. Pas disa çasteve mbërrijë çelësin me “pendrek”, hapë prangat, i afrohem dritares nga mesi. Kurë hapë roletat, dalja ishte në mes të oborrit të burgut. Prangosem përsëri, pres pak kohë, përsëri vazhdoj njëjtë, hapë roleten në dritaren e majte, shoh gardianin e burgut ne vrojtoren e sigurisë. Humbi shpresa. Prangosem përsëri. Ne ato çaste vjen roja, unë shtirem qe kam fjete, dhe pas një minute seriozisht më kishte zënë gjumi. Kisha bërë ca orë gjumë. Këndezat dhe të lehurat e qenve me zgjuan. Mora prap shkopin e gomës, mbërrita çelësin për herën e tretë, ju afrova dritares në pjesën e majtë, shoh që gardiani nuk ishte në vrojtore, hapë dritaren, zvarritem qoshes së objektit kërcej mbi tela të burgut, dhe bije poshtë. Shuplakat u mbuluan me gjak, shpina pësoj një krismë dhe dridhërimë totale. Shoh lartë nga frika që mundë të më gjuanin me armë , ngritëm ngadalë dhe dal në sokak nga oborri i familjes Grapci aty në rrugë kishte shumë qenë endacak, vazhdoj rrugën përpjete, qetë nuk më sulmuan e as nuk më lehën.
Avninë e lash brenda? Pa pasur mundësi t’i ndihmoj, sepse isha i pa armatosur, dhe nuk kisha informata për përmasat e numrit të rojeve në objekt.
Kur arrita tek mali, u fsheha pas disa shkurreve dhe pushova ca, për ta ber planin a të vazhdoj për Deçan apo Istog. Për Deçan ishte problem, prandaj vendosa të shkoj për Istog. Në ato çaste, u ngrit një helikopter, unë u futa në disa thera masive, ku i gjithë trupi u shpua nga theret. Aty qëndrova nja 10 minuta. Dola nga therrat dhe vazhdova rrugën për Istog. Kalova përmes dy fshatrave serbe: Cigë dhe Brestovikë.
Takova një bari serb dhe më shikoi çuditshëm. Me qëllim kamuflimi e përshëndeta me dorë. Këmbët ishin qullur nga vesa e ftohtë e ati mëngjesi që ishte një terapi shpëtimtare për mua për këmbët – shputat nga rrahja.
Vazhdova rrugën dhe isha futur në një fshat të shqiptarëve pa ditur ku jam! Dëgjoj një zë gruaje ku ishte duke e mjelë një lopë ku i thoshte lopës së saj “ças nana kamën”. Futem në oborr për të më strehuar – pushuar. Në ato çaste del i zoti i shtëpisë me drejtohet “hajde urdhëro” i tregova qe jam i ikur nga burgu – hetuesia e Pejës, e qe s’po mundem të ecë, ai mu drejtua se jemi ka shkojmë për bjeshkë! U frikësua të më strehonte, e ndjeva këtë gjë. Ja kërkova ca bukë me djathë, ma dha, e hëngra vetëm një kafshatë, pastaj bukën e hodha sepse nuk me shkonte të poshtë.
Vazhdova rrugëtimin dhe ju kisha afruar fshatit Novosellë, këtë e kuptova pasi i pyeta disa nxënës se ku isha. Kërkova nga ta që të ndihmojnë ta kaloj kryqin e Novosellës, pasi që ishte një kryq që rrinin policia serbe shumicën e kohës. Unë rrija pas disa lisave, ata ma bënë me dorë që të shkoja, kalova kryqin u futa në Novosellë.
Kishte shume nxënës të shkollës së mesme, me shikonin me çudi për pamjen time që isha i gjakosur. Pak me tutje pyeta për shtëpinë e Monush Muriqit, i cili ishte miku i Ali Shatrit, kojshisë tim.
Ju afrova shtëpive të tyre, e në ato çaste vëllai i dytë i Monushit ishte duke shkuar në një ceremoni mortore. Unë ju drejtova “a është Esati në shtëpi” Esati ishte vëllai i tyre i vogël, moshatarë i imi. Atij i përngjava një djalosh problematik i atyre aneve, dhe nuk më përfilli, unë ecë pas tyre dhe i them përsëri; s’po më njeh, jam djali i Rexhep Halil Shatrit nga Tomoci, ai shtanget. “Po qe mirë të qiti këndej”, më tha, i thash qe kam ikur nga policia. Atij i erdhi keq që i kisha përngjan në një djalë problematik dhe rrugaç. Ai u kthye, nuk shkoj fare në ceremoni mortore. Me mori dhe më dërgoj në shtëpi. Mi pastruan njollat e gjakut, me pastruan këmbët dhe kokën, më ushqyen dhe rash për të fjetur. Motrën e tyre te re e dërguan për ta lajmëruar kojshin tim Ajet Hazir Shatrin, i cili erdhi dhe më mori në Novosellë.
Vazhduam rrugën nëpër fshatra, nuk ishte rrugë pa stres dhe frikë.
Sapo mbërrima në Tomoc, nga Loxha kishte ardh Jahë Shala, babai i kunatës time Sabrije Shala. I cili u befasua kur me pa, pasi ai kishte ardhur për ta sjellë informatën për burgosjen tonë. Sabria ishte e shqetësuar për gjendjen time. Nga mbrëmja shkoj dhe strehohem tek dhëndri im Sejdi Dekaj dhe motra ime Ajshe Shatri Dekaj. Shtrihem në kauq në një gjendje të rëndë, pas një kohë futet në dhomë një njeri i pa njohur e qe ishte doktori Xhevat Avdijaj, që për katër deri a pesë ditë më mjekon dhe kujdeset për gjendjen time. Doktori kishte ardhur ne konspiracion të plotë. Askush nuk dinte ku gjendesha përpos, doktorit dhe një shoku të doktorit Besim Bajraj. Kujdesi mjekësor mu ndërpre, pasi që doktori Xhevat Avdijaj, burgoset me datën 24 maj 1998. Një mjek profesionist, patriot dhe atdhetarë.
Në foto: Fikret Shatri dhe mjeku Xhevat Avdijaj
Mjek i pa vlerësuar dhe jo i trajtuar nga politika e pas luftës, fatkeqësisht!!!
Nga motra ime, shkoj në fshatin Lluga ku strehohem tek Zekë Balaj.
Pas një muaji me Milot Tahirukaj, shkojmë për Drage. Deri në Dragë shkojmë me Skënder Shatrin dhe Rrahim Shatrin.
Vazhduam rrugën për në Ribariq, por ndërkohë vjen një veturë “Niva” e policisë dhe unë hidhem në disa shkurre e kapem për to, ishte një greminë e vërtetë. Kisha flokët e gjata, të lidhura me një rreth flokësh. Rrethi me ra në humnerë, ndërsa flokët i bëra zero kur shkova në Tiranë, sepse gjatë maltretimeve nga sigurimi serb i mbështetur nga Dem Muja dhe Besim Shala, të dytë bashkëpunëtor të pushtuesit!!! Miloti duke qenë i vetëm në rrugë, policia nuk e ndalojnë. Sapo kalon makina e policisë, arrijë të ngjitem në rrugë, bëhem bashkë me Milotin.
Kur kemi ra poshtë tek asfalti Miloti pritke autobusin, unë rrija pas një shtëpie, si lloj stacioni e boshatisur. Vjen autobusi nga Serbia, ne vazhdojmë për Rozhaje. Aty Miloti kishte makinën, morëm makinën dhe u nisem për Ulqin, rrugës kaluam pa asnjë problem deri afër qytetit të Ulqinit, ku ishte një post bllok me shume policë. Na ndalen na legjitimuan dhe na maltretuan me fjale të ndyra. Një polic boshjak (ish-shqiptarë) i tha “Pusti ovi mladi, nemoj ashtu, nemoj kështu” çuditërisht mua nuk ma kërkuan letërnjoftimin, edhe shkuam ne Ulqin, ku atë natë korriku fjetëm në Ulqin. Të nesërmen shkuam për tek Skender Tahiri i fshatit të brezit kufitare Lise. Për shkaqe sigurie Skënderi na futi në serrë, ku temperatura e lartë desh na mbyti. Aty qëndruan 1-2 orë, deri sa behej ndërrimi i rojës kufitare të ushtrisë Serbo Malazeze. Skënderi na mori me shpejtësi, u futem në barkë, dhe kaluam kufirin ilegalisht nëpër lumin Buna, me ndjenjën qe për çdo moment do na furfullonin plumbat. Por kaluam pa asnjë problem. Ishte hera e parë qe prekja tokën e Shqipërisë nënë. Rash në gjunjë, dhe e putha fort!🙏🇦🇱
Vazhdon…..