Mimar Sinani ose Arkitekt Sinani u lind më 29 maj 1489 në afërsi të Kajserit në kohën e Perandorisë Osmane dhe vdiq më 17 korrik 1588 në Stamboll, Turqi.

Ai njihet si shqiptari që i dha formën shtetit turk.

Si i ri, Sinani ishte radhitur në repartet e Jeniçerëve të Sulltanit. Gjatë fushatave në rajone të ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit të Mrekullueshmit, ai u njoh me arkitekturën në vende të ndryshme duke filluar nga Egjipti, Persia, Siria (Xhamia e Hysref Pashës) etj.

Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të urës mbi Lumin Prut, [Moldavi]. Këtë urë, Sinani e projektoi dhe ndërtoi brenda 13 ditëve që ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit (të ashtuquajturit “Kanuni” ose “Ligjvënësi”), i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit.

Nga ky moment, Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afërsi dhe me urdhër të tij më vonë punoi si kryearkitekt i Perandorisë.

Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin “Mikelanxheloja i Orientit”. Sinani si kryearkitekt punoi edhe gjatë kohës së sundimit të Selimit II dhe Muratit III.

Projektet e kryera nën mbikëqyrjen e tij ndahen në tri drejtime: ndërtimet e Kultit, Ushtarake dhe Civile.

Gjatë karrierës së tij, Sinani projektoi objektet më të mëdha dhe simbolike të Perandorisë si: Xhamia Shehzade Mehmetit (i biri i vdekur i Sulltan Sulejmanit), xhamia Sulejmania në Stamboll si edhe Selimijen në Edrene. Për shërbimet e bëra u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh).

Nga arkitektët moderne të tona ditëve, puna e Sinanit vlerësohet për përdorimin e Gurit dhe për akustikën e objekteve.

Historianët e arkitekturës mendojnë se ai kishte ndarë veprimtarinë e tij në tri periudha.

Në Periudhën e Parë: fazën e çirakllëkut (ndihmësit) në arkitekturë, ai ndërtoi Xhaminë e Shezade Mehmetit në Stamboll.

Periudha e Dyte: ajo e kallfës (mjeshtrit) është në të cilën ndërtoi Sulejmanien Madhështore po në Stamboll në një hark kohor prej 7 vjetësh, kushtuar Sulltan Sulejmanit.

Në fazën e tretë dhe e fundit, në atë të ustallëkut ose Kryemjeshtërit, Sinani ndërtoi Selimijen në Edrene, në kohën kur mbretëronte Selimi i Dytë.

Po ashtu Sinani është i njohur për ndërtimin e ujësjellësit “40 “ çezmat (Kërkçeshme) në të Stamboll.

Arkitekt Koxha Mimar Sinani ka vdekur në natën e 17 korrikut në vitin 1588 në të shtratin e tij duke kërkuar një gotë ujë.

Mimar Sinani ka ndërtuar 92 xhami, 52 mesxhide, 55 medrese, 7 daryl-kurra (shkollë për kuran), 20 tyrbe , 17 imaret (Vende ku shpërndahet ushqim për të varfrit), 13 daryshifa (spitale), 6 rrugë uji , 10 ura, 20 kervansaraje (hotele), 36 saraje , 8 podrume dhe 48 hamame dhe gjithsej bëjnë 384 vepra.

Në Shqipërinë Otomane të asaj periudhe, Arkitekt Sinani ka vënë vulën e tij në xhaminë Muradie në Vlorë dhe xhaminë e Plumbit në Shkodër .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here