WhatsApp po teston një funksionalitet të ri që i ndalon përdoruesit t’i bëjnë ‘screenshot’ profilit apo bisedës së përdoruesve të tjerë. Funksioni i ri i platformës së mesazheve synon të rrisë privatësinë e përdoruesëve duke parandaluar shkarkimin dhe ndarjen e fotove personale pa pëlqimin e tyre.

 

Siç është vërejtur nga WABetaInfo, versioni më i fundit beta i WhatsApp për Android, i cili është i disponueshëm në Google Play Store, kur përdoruesit përpiqen të bëjnë një ‘screenshot’ të profilit të një personi tjetër, ata do të marrin një njoftim ku shkruhet:

“Nuk mund të bëni screenshot për shkak të kufizimeve të aplikacionit”.

Kjo është e ngjashme me Snapchat dhe aplikacionet e pagesave si Paytm dhe Google Pay, të cilat gjithashtu i pengojnë përdoruesit të bëjnë screenshot.

Funksioni i bllokimit të ‘screenshot’ është i disponueshëm për një pjesë të vogël të testuesve beta për momentin, por duket se funksionaliteti do të shpërndahet për të gjithë në javët e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here