Zakonet e përditshme të njerëzve ndonjëherë i shkaktojnë dëm organizmit, por ka disa shprehi që në të vërtetë kontribuojnë në të mirë të shëndetit të zorrëve.

Eating Well ka renditur gjashtë zakone që janë të mira për shëndetin e zorrëve.

Zakoni i parë i mirë është ngrënia e karbohidrateve të shëndetshme.

Nëse karbohidratet konsumohen në sasi mesatare, janë të mira për zorrë sepse përmbajnë fibra, të cilat janë esenciale kur bëhet fjalë për tretjen e ushqimit.

Zakoni i dytë që po konsiderohet i mirë është ngrënia e lëvoreve të frutave e perimeve.

Molla, trangulli e karota, kanë lëvore të shëndetshme, vetëm duhet që të lahet mirë. (frutat e perimet para përdorimit këshillohet të lahen më sodë bikarbonat apo të lihen disa minuta në ujë më sode bikarbonati e pak uthull).
Lëvoret e patateve, karotave, mollëve, rrepave, limonit janë shumë të pasura me vitamina, fibra minerale e antioksidant, prandaj nuk këshillohet të hidhen.

Zakoni i tretë që këshillohet për të mirë të zorrëve është konsumi i kafesë. Kafeja përmban polifenole të cilat ndihmojnë kundër inflamacioneve duke mbrojtur organizmin nga stresi oksidativ dhe duke mundësuar një tretje më të mirë të ushqimit.

Zakoni i katërt është gjumi i rregullt, i cili është përgjegjës për rregullimin e mikrobeve të shëndetshme në zorrë.

Zakoni i pestë është që herë pas here të ndërrohet mënyra e të ngrënit. Duke ngrënë lloje të ndryshme të ushqimit kontribuon në forcimin e zorrëve.

Zakoni i gjashtë që duhet të ndiqni është që ndonjëherë të konsumoni edhe ushqim që përmbajnë përplot kalori. Nëse ndonjëherë konsumohen ushqime që në shtëpi përgatiten më yndyra, miell e sheqer, nuk do të thotë se kjo gjë është domosdoshmërisht e pashëndetshme.

Është e këshillueshme që çdo gjë të konsumohet mesatarisht, prandaj nëse afërsisht një herë në javë dikush konsumon brumëra apo torta nuk do të thotë se ai person ushqehet jo shëndetshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here