Ato promovojnë shëndetin e zemrës
Disa studime kanë arritur në përfundimin se dredhëzat kanë një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës. Sipas një studimi të publikuar në Harvard Health Publishing, ngrënia e tyre është një mënyrë e mirë për të mbrojtur zemrën. Një studim tjetër i publikuar në revistën amerikane të të ushqyerit klinik zbuloi se luleshtrydhet përmirësojnë faktorët që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, raporton Health Shots.
Ato forcojnë imunitetin
Dredhëzat janë të pasura me antioksidantë, duke përfshirë vitaminën C, e cila mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit dhe të zvogëlojë shanset për t’u sëmurë. Një studim i botuar në revistën Phytomedicine zbuloi se përfshirja e tyre në dietë ndihmon në parandalimin e stresit oksidativ dhe inflamacionit, duke rritur kështu imunitetin dhe parandalimin e sëmundjeve, shkruan Index.hr.
Ato zvogëlojnë rrezikun e sulmit në tru
Portali Health Shots raporton se luleshtrydhet zvogëlojnë rrezikun e goditjes në tru. Kjo gjendje ndodh kur qarkullimi i gjakut në tru bllokohet, duke çuar në gjakderdhje. Duke qenë se luleshtrydhet janë të pasura me magnez, vitaminë C, fosfor dhe antioksidantë të tjerë, konsumimi i shpeshtë mund të zvogëlojë rrezikun e kësaj gjendjeje.
Ato ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut
Të pasura me antioksidantë si anthocyanins, dredhëzat mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të presionit të gjakut. Antocianinet mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni, sipas një studimi të botuar në revistën Nutrients, raporton Health Shots.
Ato parandalojnë kapsllëkun
Nëse keni probleme me tretjen, mund të dëshironi të filloni të hani më shpesh dredhëza. Ato janë të pasura me fibra dhe ushqimet e pasura me fibra ndihmojnë në promovimin e tretjes dhe parandalimin e problemeve si kapsllëku.