Nga Nikollë Loka

Romë, 9.

– Gazetat i japin rëndësi të madhe këtë mëngjes apeleve që disa muaj më parë iu drejtuan disa personalitete dhe liderë shqiptarë, në emër të popullit shqiptar, qeverisë fashiste, ku kekronin ndërhyrjen e Italisë dhe t’i ofronin kurorën e Shqipërisë Mbretit dhe Perandorit.

“Popolo” di Roma nën një titull të madh në faqen e parë nënvizon ofrimin e kurorës së Shqipërisë Mbretit Viktor Emmanuelit Ill.

Letrat janë riprodhuar në tekstin e tyre të plotë.

Gjon Marka Gjoni. kryetar i familjes se Princit Bibë Doda dhe kreu i Mirditës, në një letër të datës 10 janar thotë konkretisht: Për të shpëtuar Shqipërinë nga rrëmuja, korrupsioni dhe shpërbërja, i kërkojmë Duçes së madh ndërhyrjen e Italisë, pa të cilën nuk ka, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë shpëtim për popullin tonë. Ju lusim me këtë mesazh, që vjen nga thellësia e zemrave të patriotëve shqiptarë, t’i ofroni Madhërisë së Tij Viktor Emanuelit III kurorën e Mbretërisë Shqiptare.

Ish-deputeti Maliq Bushati, që i përket familjes së famshme Bushati të Shkodrës në një letër drejtuar Musolinit, të datës 15 shkurt shkruan: “Ne ju kërkojmë që të dërgoni sa më shpejt kontin Ciano, si përfaqësuesin tuaj dhe udhëheqësin tonë, të cilin tashmë kemi mësuar ta duam dhe ju kërkojmë të na dërgoni edhe ushtrinë tuaj. e cila na mbron dhe na bën të jetojmë e punojmë në paqe. Ne jua dorëzojmë popullin dhe territorin tonë që ju lutemi t’i konsideroni si pjesë përbërëse të Perandorisë suaj të madhe, të monarkëve të Savojës dhe jemi të sigurt se në një periudhë shumë të shkurtër me kalimin e kohës ky popull dhe kjo tokë, e shtypur deri më sot, do të gjejë mirëqenie nën flamujt e Romës.

Letrat e tjera shprehin afërsisht me të njëjtat terma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here