Salmoni njihet si peshk shumë i shëndetshëm pasi që është i pasur me acidin yndyror omega3.

Ky acid mbron organizmin nga formimi i kolesterinës, e cila mund të bllokojë enët e gjakut duke mos e lënë atë të qarkullojë si duhet dhe si pasojë mund të krijojë ndonjë sëmundje të zemrës.

Salmoni njihet si burim i mirë i kaliumit, i cili është një mineral i rëndësishëm që balancon presionin e gjakut për t’i ndihmuar shëndetit të zemrës.

Dietologët rekomandojnë që salmoni të futet në ushqimet që njerëzit i konsumojnë rregullisht, pasi që studimet kanë treguar rezultate pozitive, raporton Daily Mail.

Një studim që është bërë së fundmi në Universitetin e Colorados është gjetur se salmoni përmban katër faktorë që mund të zvogëlojnë rrezikun nga lloji i keq i kolesterinës.

Studimi që i publikua në “Journal of Nutrition” ka kërkuar nga 41 pjesëmarrës të ushqehen me dietën mesdhetare, e cila përfshin salmon, drithëra të plota dhe fruta e perime.
Pjesëmarrësit që ishin me mbipeshë u testuan para dhe pas studimit. Ata që hëngrën më shumë salmon patën rezultate të mira të analizave si dhe peshë më të ulët pasi kishin ndjekur dietën mesdhetare.

Studimi ka treguar se vlerat ushqyese që gjenden në salmon zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e ndryshme e sidomos nga kolesterina e lartë e cila mund të ndikoi për të keq tek tensioni i lartë i gjakut si dhe të shkaktojë sëmundje të zemrës.

Salmoni më i shëndetshëm konsiderohet ai i Oqeanit Paqësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here