Shumica e produkteve kozmetike sikurse shamponat, shpërlarësit për fytyrë por edhe pastat e dhëmbëve janë të pajisura në pako me një sërë simbolesh.

Njëra që bie në sy është padyshim simboli me një pako gjysmë të hapur dhe aty mund të shfaqet një numër 6M ose 12M.

Por, cili është kuptimi i këtij simboli, pasi që shumica nuk janë në dijeni.

Simboli nënkupton periudhën kohore që mund të përdoret produkti pasi të jetë hapur nga të gjithë.

Në këtë rast, 12M i bie që mund ta përdorni produktin brenda 12 muajve pasi ta keni hapur për herë të parë.

Shkronja M në këtë rast konsiston me fjalën muaj.

Pra, ju keni kohë 12 muaj që ta përdorni një produkt të caktuar pasi ta keni hapur atë, ose varësisht se cili numër ju shfaqet në paketim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here