Shumë njerëz preferojnë të shfrytëzojnë notin edhe gjatë stinës së dimrit, kur temperaturat bien nën zero. Kjo i ka benefitet e veta, pasi trupi është aktiv edhe pas verës dhe vazhdon të qëndrojë në formë. Noti në dimër ka edhe sfida, por i ftohti është kryesori.
Si ta tejkaloni këtë?
Nxehuni për pak minuta
Bëni ushtrime
Ushtrimet ndihmojnë trupin që të përballet me temperatura të ulëta. Lëvizjet e rregullta, stërvitjet në palestër e bëjnë imun trupin nga i ftohti dhe mundësojnë që të mos ftoheni, shkruan wikihow.
Mos u futni direkt në ujë të ftohtë akull – Në temperatura ekstreme, uji i ftohtë mund të ketë efekte anësore për organizmin.
Kjo pasi kontakti me ujë shumë të ftohtë mund të shkaktojë hipotermi apo humbje të temperaturës së nxehtë të trupit. Pra, rekomandohet që fillimisht të futeni në ujë më të ngrohtë, e pastaj duke u ambientuar, të vazhdoni tutje.
Notoni shpejtë
Noti i shpejtë i angazhon pothuajse të gjithë muskujt e trupit dhe bën që të mos e ndiejnë të ftohtin. Pra, lëvizni trupin sapo të futeni në ujë dhe qëndroni afër daljes.
Mos qëndroni gjatë.
Qëndrimi në ujë gjatë dimrit rrit imunitetin dhe largon infeksionet trupore.