Revista National Geographic e shpalli këtë foto si më të mirën në vitin 1987. Arsyeja për këtë nuk është aftësia e jashtëzakonshme e fotografit apo ngjyra e fotos dhe as pozicionet e figurave në të.

Por emocioni, emocioni i thellë dhe humanizmi i tejkalojnë të gjitha arsyet e tjera pse një fotografi mund të mbajë një titull kaq domethënës.

 

Në foto është pikërisht mjeku Zbignieë Religa, i cili monitoron shenjat vitale të pacientit të tij, pas një operacioni në zemër që zgjati 23 orë. Në këndin e poshtëm djathtas shihet kolegu i tij i cili e ka ndihmuar gjatë gjithë operacionit.

 

Dr. Religa ishte në fakt një pionier i transplantimit të zemrës në Poloni dhe, megjithëse në atë kohë një operacion i tillë që ai kryente konsiderohej praktikisht i pamundur, ai mori rrezikun. Dhe ia doli.

Zbignieë Religa, përveçse një kirurg i jashtëzakonshëm, kishte edhe një karrierë të suksesshme politike, megjithëse ai është shumë më i njohur jashtë vendit të tij për arritjet e tij mjekësore. Në vitin 2005, ai mori pjesë në zgjedhjet presidenciale.

 

 

Operacioni i transplantit të zemrës që kreu në vitin 1987 ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe kërkues; zgjati 23 orë, pas së cilës u regjistrua kjo foto e mjekut, duke monitoruar shenjat vitale të pacientit të tij.
Kur e shikon, sheh gjithçka tek ajo – lodhje e pabesueshme, jetë në skaj, pafuqi, humanizëm, besim, kujdes. Sa herë ta shikoni, do të gjeni një detaj të ri që zbulon një histori të pabesueshme.

Autori i fotos është James Stansfield, i cili me siguri nuk e ka ditur kur e ka realizuar foton se kjo vepër e tij do të shënohet në historinë e fotografisë si një nga ato që ndryshuan botën.
Pacienti, jetën e të cilit Dr. Religa i shpëtoi ishte Tadeusz Żytkiwicz, një mësues që jetoi edhe 30 vite të tjera pas operacionit, duke e kaluar më shumë se mjekun që i dha një shans të ri në jetë, me caktimin e Zotit sigurisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here