Një nga kriteret e dallimit të smartphonëve të ditëve të sotme është padyshim kamera. Qartësia, ngjyrat, aftësia për të edituar, shkrepur në mungesë të dritës, e shumë opsione të tjera, janë një arsye më shumë apo më pak për të blerë një telefon të zgjuar. Samsung ka qenë gjithmonë pararojë e zhvillemeve teknologjike, për t’u ofruar përdoruesve një eksperiencë të pametë, por me serinë më të fundit Galaxy S24, kalon çdo pritshmëri. Veçoritë e fuqizuara nga AI, novacioni më i madh i kësaj gjenerate dhe aftësitë e modalitetit Pro, do ju japin të gjithë fuqinë e një aparati fotografik.
Fuqi dhe performancë epike
Fuqia e kamerave kalon fuqinë dhe performancën e kamerës së një smartphone. Përpara se të shkrepni foton, ju duhet të jeni të vetëdijshëm që në dorë nuk keni thjesht një smartphonë, por një apart të mirëfilltë fotografie. Samsung Galaxy S24 Ultra ka katër kamera në anën e pasme dhe një kamerë selfie në pjesën e përparme, por teknologjia e integruar AI, opsionet e zmadhimit etj, ju japin një spektër më të gjërë veprimi, duke zëvendësuar apo bërë punën e shumë kamerave të tjera. ProVisual Engine e serisë Galaxy S24 është një paketë gjithë-përfshirëse mjetesh të fuqizuara nga AI që transformojnë aftësitë e kapjes së imazhit dhe rrisin në maksimum lirinë krijuese të çdo përdoruesi.
Galaxy S24 Ultra vjen me lentet e reja të zmadhimit optik për të mundësuar rendiment me cilësi optike në nivelet e zmadhimit nga 2 herë, 3 herë, 5 herë deri në 10 herë falë Sensorit Adaptive Pixel. Imazhet tregojnë gjithashtu rezultate të qarta kristal deri në 100 herë me zmadhimin digjital të përmirësuar. Kamera deri në 200 MP do të jetë gjithashtu arma juaj më e fortë.
Më poshtë do të lexoni disa truke të nevojshme, dhe këshilla që do t’ju udhëheqin përgjatë procesit të hulumtimit dhe shfrytëzimit të potencialit të plotë të kamerave të Galaxy S24 Ultra.