Xhevdet Bajraj
Një anëtar i Çetës së Pirotit
që i takonte Sektorit 87
i kishte prerë kokën një shqiptari të vdekur
pastaj
për ditë të tëra
e kishte zier në tenxhere
Nga ajo
i nxori
katër dhëmbë
prej ari.
I çoi te argjendari
dhe i kërkoi t’ia bënte një unazë
që do të trashëgohej brez pas brezi
me inicialet e birit të tij.
Ai nuk e dinte
se viktima i kishte inicialet e njëjta.