Viti 2023 është konfirmuar si viti më i ngrohtë i regjistruar, për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, shkruan BBC.
”Viti i kaluar ishte rreth 1.48°C më i ngrohtë se mesatarja afatgjatë përpara se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha lëndësh djegëse fosile”, deklaroi shërbimi klimatik i BE-së.
Pothuajse çdo ditë që nga korriku është parë një nivel i ri i temperaturës globale të ajrit për kohën e vitit. Temperaturat e sipërfaqes së detit gjithashtu thyen nivelet e mëparshme.
Këto rekorde globale po e sjellin botën më afër arritjes së qëllimeve kryesore ndërkombëtare të klimës.
”Diferenca e disa prej këtyre rekordeve është me të vërtetë befasuese”, thotë profesor Dessler, duke pasur parasysh mesataret në të gjithë botën.