Qyteti sicilian i Castiglione di Sicilia po ofron 900 shtëpi të braktisura në një përpjekje për t’i dhënë jetë të re zonës.

Qyteti shtrihet në shpatet e malit Etna dhe afër plazheve të bregdetit piktoresk të Lindjes së Siçilisë. Zyrtarët shpresojnë të shesin qindra shtëpi të braktisura në qytet.

Rreth gjysma e tyre janë shkatërruar dhe shumë prej tyre do të shiten për një çmim simbolik prej vetëm 1 euro. Pjesa tjetër janë në një gjendje më të mirë dhe do të shiten me çmime të ulëta.

Sipas kryebashkiakut, Antonino Camarda ky projekt ambicioz është ndërmarrë për t’i dhënë jetë të re fshatit të tij ku popullsia është zvogëluar nga 14 mijë në fillim të viteve 1900 në 3 mijë sot.

Ai tha: “Ne kemi një trashëgimi të madhe arkitekturore për të shpëtuar, të mbushur me histori. Me kalimin e kohës, shumë njerëz janë larguar, duke lënë pas një tufë shtëpish të vjetra, piktoreske, madje shumë që datojnë që nga Rilindja. Ne kemi kryer një studim të thelluar që katalogon secilën pronë bazuar në harta dhe të dhëna të regjistrit të tokës. Sipas kushteve të tyre, ndërtesat do të shiten me çmime të ndryshme, duke filluar nga 1 €. Nëse ka shumë interes në të njëjtën pronë, do të mbahet një ankand. Si pjesë e projektit blerësit do të duhet të përfundojnë rinovimet brenda tre vjetësh, por ndryshe nga skemat e tjera asnjë depozitë nuk paguhet si garanci për punimet”.

Pronarët do të duhet të marrin një politikë sigurimi nga një bankë me vlerë 4 mijë euro

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here