Zbardhja e dhëmbëve është një trajtim i cili mund të kushtojë shumë.
Por megjithatë ky trajtim mund të bëhet edhe në kushte shtëpie, përcjell Fol Drejt.

Ky produkt mund t’ju ndihmojë të keni një buzëqeshje më të bukur dhe sipas ekspertëve mjekësorë është i sigurt dhe efektiv.

“Tërheqja e vajit” është një ilaç popullor indian që u krijua për të hequr toksinat nga trupi dhe për të përmirësuar higjienën orale.

Gjithçka që ju duhet është një kavanoz me vaj kokosi. Ky ilaç shërben për largimin e baktereve nga goja, që mund të zverdhin dhëmbët tuaj.

Vaji i kokosit përdoret zakonisht për procesin e “tërheqjes së vajit” pasi ka një shije të këndshme dhe shumë përfitime shëndetësore, si përmirësimi i shëndetit të gojës, lëkurës dhe flokëve.

Gjithashtu ka shumë acid laurik, i cili dihet se ‘vret’ bakteret.

Ju mjafton vetëm një lugë gjelle vaj kokosi. Duhet që vajin e kokosit ta mbani në gojë për 15-20 minuta.

Por, pasi të mbaroni punë, duhet që ta hidhni në një kosh mbeturinash, pasi mund të bëhet i fortë nëse e pështyni në lavaman dhe mund të bllokojë tubat e kullimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here