“Refugjatët serbë tubohen në vende – vende dhe informohen mes vete. Një grumbull i refugjatëve është para xhamisë, tjetri para portës së pushtetit, disa në oborr, disa nën strehën e një dyqani, e kështu me radhë… Ndërsa ushtarët, me copa mishi në dorë bredhin prej një zjarri në tjetrin, madje ata dalin edhe në llogoret që ndodhen jashtë Prishtinës duke provuar që t’u lejohej t’i pjekin copat e mishit në zjarret e ndezura. Por, disa prej tyre kishin pasur fat pasi kishin ngrënë në kafehanet e Prishtinës…”, shkruan Branisllav Nushiq
“Në Prishtinë ku zbresin rrugët më të shkurtra për ata që ikin prej Krushevci, Nishi, Prokupla, Vranja dhe Kurshumlia, u krijua kallaballëk i tillë ngulfatës, sa që kishte momente kur rruga kryesore prishtinase duhej të mbyllej nga ana e ushtrisë dhe xhandarmerisë me qëllim të mbrojtjes për ata që vazhdonin drejt Lipjanit dhe Prizrenit. Turmat e para që mbërritën në Prishtinë ishin me fat, pasi këtu gjetën strehim, por të arratisurit që vinin pa ndërprerë tani luteshin që së paku të siguronin vetëm kulm mbi kokë, pa mbulojë, pa ngrohje dhe pa ushqim”, shkruan Nushiq.
Strehimi në “shtëpitë e zbrazura”
Të ndodhur në gjendje të pashpresë për dallim prej dëshmitarëve të tjerë të Prishtinës së ngulfatur prej serbëve refugjatë, Nushiqi nuk ka përshkruar ndonjë detaj tjetër që ndërlidhet me shqiptarët prishtinas.
Ai më tej është marrë më tepër me gjendjen e serbëve të arratisur që arrijnë në Prishtinë pa pushim.
Dezertorët serbë pushkatohen në pikë të ditës!
“Refugjatët serbë tubohen në vende – vende dhe informohen mes vete. Një grumbull i refugjatëve është para xhamisë, tjetri para portës së pushtetit, disa në oborr, disa nën strehën e një dyqani, e kështu me radhë… Ndërsa ushtarët, me copa mishi në dorë bredhin prej një zjarri në tjetrin, madje ata dalin edhe në llogoret që ndodhen jashtë Prishtinës duke provuar që t’u lejohej t’i pjekin copat e mishit në zjarret e ndezura. Por, disa prej tyre kishin pasur fat pasi kishin ngrënë në kafehanet e Prishtinës! Kjo ndodhi në shtatë ditët e para të arritjes këtu, kur pronarët e tyre u përpoqën që t’i furnizonin të arratisurit me ushqim, por kur filloi të mungojë buka dhe turmat u bënë të padurueshme, pronarët e këtyre kafehaneve i mbyllën kapakët e lokaleve me çka pasojat u panë në rritjen numrit të të uriturve”.
Edhe pse Nushiq nuk e bën të ditur se ku e kishin siguruar mishin ushtarët serbë, në anën tjetër ai e përshkruan ngushtimin e rrethit për ushtrinë serbe që akoma ishte nën dozën e “ngadhënjimit” të para tre viteve të okupimit të Kosovës.
“Në lindje u paraqitën bullgarët dhe nisën të zbrisnin prej kurorës së maleve të Karadakut në lumin e Moravës. Ata kishin arritur që me një sulm të organizuar përgjatë natës të fusnin nën kontroll Grykën e Kaçanikut bashkë me qytetin. Në anën tjetër, në Prishtinë arritën lajmet se bullgarët gjithashtu janë duke përparuar drejt Lebanit. E lëshoj rrugën kryesore të Prishtinës para zyrës së kryeshefit të Qarkut të Prishtinës, e lë prapa zhurmën e padurueshme të këtyre ditëve dhe zbres në rrugët anësore, që janë më të qeta prej nga shumë qartë dëgjohet murmurima nga të shtënat e topave bullgarë në malet e Karadakut dhe rreth Kaçanikut. Në një gjendje të tillë të pashpresë kthehem në turmë dhe i dorëzohem asaj”, ka shkruar Nushiqi duke vazhduar se “turma kohë pas kohe ndahet dhe pa ndonjë koment ia lëshon rrugën një qerreje që ngadalë del prej oborrit të selisë së kryeshefit të pushtetit. Në këtë qerre në krah të drejtuesit është ulur një xhandar me pushkë në dorë, ndërsa anash kalërojnë edhe dy xhandarë të tjerë, po ashtu të armatosur. Në ulësen e poshtme të qerres qëndron edhe një xhandar tjetër, ndërsa në atë vendin paksa më të ngritur, janë ulur prifti dhe ushtari fatzi me fytyrën e zbehtë si dylli e të cokatur që me një shikim të ngrirë pa ndonjë shprehje të veçantë për herë të fundit në të gjallët e tij e shikon turmën. Me vendim të gjyqit ushtarak i burgosuri është nxjerrë prej burgut dhe nën akuzën e dezertimit prej fronti ai është dënuar me pushkatim! Vetëm një natë më parë sipas rregullave, ai i ka kaluar orët e fundit me bashkëfamiljarët e tij. Dezertori nuk është mbrojtur para gjykatës, por është përgjigjur pa vetëbesim dhe pa guxim! Në pyetjen e kryesuesit të gjykatës se ‘a ke ikur’, ai fillimisht pa thënë asgjë fillon me shikimin e tij të kërkojë midis gjykatësve cilindoqoftë prej tyre që në ndonjërën prej fytyrave të tyre ta gjente ngushëllimin për veten dhe më në fund përgjigjja e tij ka qenë shumë e shkurtër – po! A e keni ditur se dezertimi dënohet me vdekje? E kam ditur? Po pse keni ikur? Ai hesht, hesht me këmbëngulje ndërsa dy pika të mëdha loti i rrokullisen faqeve. Dhe ja tani fatziun janë duke e çuar drejt ekzekutimit.
Njerëzit e lëshojnë rrugën para një kortezhi të tillë të pikëllueshëm! Prishtinasit (banorët serbë) me dhembjen në shpirt i kthejnë kokat në anën e kundërt për të mos e parë ushtarin i cili para tre viteve zbriti prej maleve të Kopaonikut dhe ua solli atyre lirinë! Ndërsa shqiptari prishtinas që i sheh këto imazhe dhe fuqinë e të cilit e shembi po ky ushtar, tani ec me shikimin e ulur përdhe njëkohësisht duke ndjerë kënaqësi të thellë në shpirt, sepse tani ishte dëshmitar i gjallë i turpërimit të ushtarit serb! Shiu nuk pushon, vranësirat lëvizin me shpejtësi, ndërsa kortezhi ngadalë zbret rrugës kryesore dhe shfaqet mbi vreshtat e Prishtinës, në afërsi të varreve të shndritura ku pushojnë heronjtë serbë që para tre vjetëve janë hakmarrë për Kosovën. Atje tanimë është duke pritur gropa e hapur, atje do të shkrepin armët e xhandarëve dhe trupi i ushtarit do të shembet në varr duke u radhitur në radhën e atyre që janë ekzekutuar dje dhe ku do të hapen varre të reja të gatshëm për t’i përpirë ata që do të ekzekutohen nesër! Dhe një kortezh të tillë, gjithnjë e përcjell heshtja e topitur e turmës nëpër të cilën tërhiqet i ekzekutuari i ardhshëm, por atëherë kur ai largohet në thellësinë e çarshisë së ngushtë të Prishtinës, grupet e njerëzve që kortezhi i kishte ndarë përgjysmë ashtu siç varka e ndan ujin, prapë bashkohen dhe nisin të pëshpëritnin për ngjarjen e padëshiruar. ‘Unë nuk e di se pse po parakalohet kështu mu në Kosovë – revoltohet një ish-deputet: nëse është fajtor, pushkatojeni. Merreni herët në mëngjes, atëherë kur të gjithë njerëzit janë në gjumë dhe pushkatojeni!”/koha.net