Abdulla Mehmeti

Sapo filluan shqiptarët të zgjohen dhe veprojnë për interesat e veta kombëtare, duke qenë vetëdijshëm se një ditë do të shembet Perandoria Osmane, e cilësuar nga politika dhe diplomacia evropiane “e sëmura e Bosforit”, filluan nga brenda dhe jashtë përplasjet mes krerëve të pushtetit dhe patriotëve shqiptarë.
Fillimisht, ky zgjim kombëtar kishte filluar ndër arbëreshët në Itali dhe në Helladë (Greqi*), me forcimin e Pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës, me kryengritjen e Arvanitasve në More (1821), të cilët edhe shpallën pavarësinë e tyre në vitin 1822, si dhe me kryengritjen e madhe shqiptare, të njohur si Kryengritja e Dervish Carës, në vitet 1843/44, kur u liruan të gjitha trojet etnike shqiptare në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, në pesë vilajetet me shumicë të popullsisë shqiptare, me qendrat e tyre në Shkup, Selanik, Janinë, Manastir, Shkodër).
Autori i vetëm që shkroi një libër për këtë ngjarje të rëndësishme ishte akademiku nga Krusheva (në Shkup), të botuar për herë të parë në vitin 1985.
Për këtë ngjarje, kryengritje nga më të mëdhatë në historinë shqiptare të shek. XIX, historia zyrtare në Tiranë nuk kishte shkruar asnjë radhë të vetme deri atëkohë.
Sigurisht se, vepra që ka lënë akademiku Aleksandër Matkovski (Mati), nuk ka mundur të jetë e plotë dhe me pasaktësi, për shkak të rrethanave të kohës nën regjimin komunist jugosllav, por ishte një dritare e hapur nga duhet të shihet historia e vërtetë e popullit shqiptare në të ardhmen.
Dy herë radhazi, si në fillim të shek. XIX (1844) edhe në fillim të shek. XX (1912), përmes kryengritjeve të armatosura është kërkuar autonomi dhe pavarësia e Shqipërisë, me qendër në Shkup.
Pse duhej të heshtet kjo e vërtetë nga studiuesit shqiptarë të djeshëm dhe pse duhet të shtrembërohet kjo e vërtetë edhe sot?!
(6 dhjetor 2023)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here