A e dinit që në Bullgari ekziston një statujë e “dy dragonjve të dashuruar”? Përveçse është tejet e bukur, ajo ka ngjallur shumë debate pasi u bë një nga atraksionet më të njohura të vendit.
“The Dragons in Love” është krijuar në Tetor të 2010-ës dhe ndodhet në Kopshtin e Varnës. Statuja është vepër e artistit Darin Lazarov. Është prej bronzi dhe përfaqëson dy dragonj të dashuruar që mbajnë sëbashku një vezë. Skulptura sponsorizohet nga një kompani vendase, e cila riparon bazën e notit aty pranë.
Nuk dihet ende ç’ka menduar artisti kur e ka krijuar këtë statujë, por dragoi në kulturën kineze simbolizon fuqinë dhe fatin e mirë. Por duke qenë se statuja ndodhet pranë një kishe atje, shumë njerëz bazuar te besimi fetar, e quajnë simbol të djallit./tvklan.al