Ushqimet që konsumojmë shpesh, buka dhe alkooli, lidhen me një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë

Studimi, i botuar në revistën Nutrients, shqyrtoi rrezikun e kancerit të zorrës së trashë të lidhur me marrjen e 139 ushqimeve dhe lëndëve ushqyese, duke analizuar të dhënat nga më shumë se 118,000 pacientë, shkruan WebMD.

Studiuesit nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit Zhejiang në Kinë përdorën të dhëna nga Biobank Britanik.

Ata i ndoqën pjesëmarrësit për gati 13 vjet dhe gjetën 1,466 raste të kancerit të zorrës së trashë gjatë ndjekjes, transmeton Telegrafi.

“Ata zbuluan se pjesëmarrësit që zhvilluan kancer kolorektal kishin më shumë gjasa të kishin disa karakteristika”, shkruan Medical News Today. “Për shembull, ata kishin më shumë gjasa të ishin më të moshuar, të kishin një indeks më të lartë të masës trupore (BMI) dhe të angazhoheshin në nivele më të ulëta të aktivitetit fizik”.

Studimet e mëparshme lidhën rreziqet shëndetësore me konsumin e tepërt të alkoolit dhe bukës së bardhë.

GettyImages

 

Dietologia Erin Palinski-Wde, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, tha për Fox News: “Këto rezultate kanë kuptim, sepse një dietë e lartë me sheqerna të thjeshta së bashku me konsumimin e tepërt të alkoolit mund të rrisë rrezikun e kancerit, veçanërisht për ata që kanë një rrezik gjenetik të rritur për zhvillimin e kancerit”.

Fox raportoi se kanceri i zorrës së trashë është lloji i tretë më i zakonshëm i kancerit në mesin e të rriturve në SHBA, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here