Të gjithë mund të kemi hasur gjëra të papritura në jetë. Përshembull një ditë të bukur ti gjete një 20 mijë lekësh në xhepin e palltos që kishe kohë pa e veshur, ose ndonjë send të harruar kur thjesht pastron shtëpinë imtësisht. Njësoj si këto “gjetje” të vogla, ka zbulime të jashtëzakonshme të cilat shpesh i kemi parë në filma ose dokumentarë. Le t’i renditim ato më mbresëlënëset!
-Piramidë nëntokë në Bolivi
U zbulua në vitin 2015 në Tiahuanaco të Bolivisë nga arkeologët teksa këta të fundit po kryenin gërmime rutinë. Tiahuanaco ka qenë dikur shtëpia e amerikanëve të jugut dhe është si agregator i monumenteve, pallateve të vjetra, skulpturave etj.
-“Shishja e shtrigës”
Kjo shishe e çuditshme u zbulua në vitin 2019 në Watford të Anglisë. Brenda saj dallohej një lëng, dhëmbë dhe copa xhami. Mendohet se ajo i përket periudhës së viteve 1800 dhe ishte groposur në themelet e një pubi. Duke marrë parasysh se Watford është vendlindja e Shtrigës së Saratogas, e gjitha sipas banorëve bën sens. Angeline Tubbs ishte emri i vërtetë i “shtrigës” e cila thuhet se në 1761-in krijonte shishe të tilla për të trembur njerëzit.
-Gjiganti i “LEGO-s” në plazh
Në vitin 2014, një surfist japonez zbuloi në plazhin e Yuiagahama-s një gjigant “Lego” ku shkruhej: No real than you are! Sigurisht nuk e kishin hedhur në det alienët, por një artist gjerman i quajtur Ego Leonard. Qëllimi ende nuk dihet.
-Lulja më e madhe ndonjëherë
Në mes të xhunglës në Indonezi është zbuluar lulja më e madhe ndonjëherë. Quhet “Rafflesia” dhe njihet për faktin se lulëzon vetëm një javë. Kjo lule “mamuth” ka një diametër shumë të gjatë dhe petalet janë në ngjyrë kafe, por thuhet se ka një aromë të keqe.
-Një lum poshtë oqeanit?
Po! Në vitin 2016, në Yucatan Peninsula të Mexico-s u zbulua se në mes të ujit të kripur kishte një vijë të ujit njësoj si një lum. Ky lum buron nga një gropë masive, 90 metra nën sipërfaqe dhe rrjedh në oqean dhe rrethohet nga një shtresë me sulfur hidrogjen që thuhet se vret këdo që mund të notojë aty. Peisazhi ngjan i frikshëm ndërsa sipas gojëdhënave besohet se kjo zonën nën ujë është “porta e ferrit”.
-“Anija e arit”
Në shkretëtirën e Namibisë u zbulua në 2008-ën një anije portugeze. Besohet se ajo daton 500 vjet më parë dhe është përdorur për të transportuar thesare. Brenda saj u gjendën 2 mijë monedha prej ari.
-Meqë jemi te anijet, kemi një tjetër suprizë!
Anija 1 mijë vjeçare e vikingëve është zbuluar në Edoy të Norvegjisë në vitin 2019. Një grup arkeologësh e zbuluan të groposur në territorin e një ferme.
-Kasaforta e fshehtë
Një çift në Phoenix të Arizona-s teksa po rinovonin kuzhinën e tyre zbuluan një tip kasaforte të çuditshme në mur, kur e hapën ata gjendën 50 mijë dollarë dhe disa shënime. Thuhet se i përket vitit 1960, dhe ka shënime që të çojnë tek një thesar.
-Piktura
Dy vëllezër gjetën një pikturë tejet të bukur në muret e shtëpisë së babait të tyre. Është piktura origjinale e Norman Rockwell, të cilën thonë ata, i ati e kishte fshehur nga ish-gruaja e tij e në vend të saj kishte varur një pikturë false. Kjo pikturë u shit më vonë për 15.4 milionë dollarë.
-Varri sekret
Në 1974-ën, disa punëtorë zbuluan mijëra statuja të luftëtarëve të Terracota-s në Shaanxi të Kinës. Ushtria e Terracota-s është tashmë nën mbrojtjen e Unesco-s. Statujat janë të realizuara në detaj dhe janë rreth 8 mijë ushtarë në total.
-Aeroplan i Luftës së Dytë Botërore
Në mes të xhunglës së Papua New Guinea në vitin 1972 u gjend një aeroplan që i përket periudhës së Luftë së Dytë Botërore. Ky aeroplan kishte qëndruar ashtu i paprekur për dekada me radhë dhe kap vlerën e 9 milionë dollarëve.
-Zyra e fshehtë
Se kishim çuar kurrë nëpër mend, por një burrë ka ndërtuar poshtë një ure në Valencia të Spanjës, një zyrë. Kur ishim të vegjël na pëlqente shumë të luanim kukafshehti, por Fernando Abellans e paska marrë seriozisht lojën. Ai është një dizajner dhe e ka ndërtuar zyrën me teknikat më moderne.
-Shtëpia në Romë
Teksa eskavatorët po gërmonin nëntokë për të ndërtuar një linjë metroje, zbuluan copëza të një “shtëpie luksoze”. Roma njihet si një ndër qytetet më të vjetra në botë ku ka pafund gjëra interesante. Kjo shtëpi luksoze i përket shekullit të 3-të dhe thuhet se zjarri e shkatërroi. Po ashtu u gjet dhe një skelet qeni brenda saj. Arkeologët besojnë se shtëpia i përket aristokratit të quajtur Celian Hill.
-Letra dashurie
Lufta Botërore ishte padyshim traumatike për të gjithë ata që e përjetuan. Teksa dukej se gjithçka po merrte fund, ushtarët anë e mbanë botës luftonin me mendjen gjithnjë tek të dashurit e tyre.
Në 2014-ën një burrë amerikan teksa po rinovonte shtëpinë gjeti një sërë letrash dashurie të periudhës së 1918-ës. Letrat i kishte shkruar një burrë i quajtur Clement, për të dashurën e tij Mary. Ai arriti të kontaktojë me të afërm të Clement, dhe këta të fundit konfirmuan se Clement në fakt u martua me Mary pas luftës.
-Një në 1 milion!
Kur mendon për minierat e diamantëve, sigurisht në mendje të vjen Afrika. Megjithatë në Amerikë, konkretisht në Murfreesboro të Arkansas ështe zbuluar një zonë spektakolare në 1924-ën, ku ndodhej guri më i madh i çmuar ndonjëherë në tokën amerikane. 40.23 karatësh dhe në ngjyrë rozë, ai u shit për 150 mijë dollarë në 1971-in. Nëse do të shitej sot vlera e tij do të kapte 1 milionë dollarë.
-“Jeta me lakuriqë nate”
Në 2020-ën, një burrë në Italinë Jugore zbuloi se shtëpia e tij në fakt ishte një shpellë për lakuriqët e natës. Brenda shtëpisë kishte shumë tunele që të çonin vetëm në shpella të tilla.
-Unazat misterioze
Ndër zbulimet më të pazakonta janë dhe “Unazat në Amazonë”. Në 2014-ën, në mes të një fushe në Amazonë u panë disa rrathë gjigantë të cilat qartësisht nuk i kishte bërë dora e njeriut.
-“Qyteti i gjigantëve”
Duke gërmuar në Harlaa të Etiopisë, arkeologët zbuluan një qytet antik. Ky i fundit thuhet se ka ekzistuar shumë kohë më parë dhe është ndërtuar me gurë të mëdhenj. Aq të mëdhenj, saqë banorët atje besojnë se nuk mund të ketë ndodhur kurrsesi që njerëzit e thjeshtë ta kenë ngritur tërë atë qytet.
-Kutia prej metali
Viti 2020 ka qenë ai i ngjarjeve të çuditshme. Në qendër të një fushe në Barre të New York, Kirk Mathes zbuloi një kuti metali të madhe e cila kërkon makineri për t’u transportuar. Sipër saj kishte një shënim: Nëse arrin ta hapësh, mund të marrësh atë çfarë ka brenda. Fermeri hezitoi ta hapë.
-Perla madhështore
Në 2009-ën është zbuluar perla më e madhe ndonjëherë në Palawan të Filipineve. Më e çuditshmja? Dikush e gjeti poshtë krevatit të tij. E cilësuar si “Puerto Princesa”, perla vlen 93 milionë dollarë.
-Djalli i ujit
Në liqenin Labynykyr të Siberisë u gjendën në 2014-ën, copëza të një krijese që quhet “djalli i ujit”. Sipas banorëve të zonës, kjo krijesë ka jetuar në liqen në 1800-ën, por nuk dihet ende nëse ishte një peshk gjigant.
/tvklan.al