Limfoma është kancer i sistemit limfatik, e cila është pjesë e rrjetit kundër mikrobeve të trupit. Sistemi limfatik përfshin nyjet limfatike (gjëndrat limfatike), shpretkën, timusin dhe palcën e eshtrave. Limfoma mund të prekë të gjitha këto zona, gjithashtu edhe organet e tjera në të gjithë trupin.
Ekzistojnë shumë lloje të limfomës. Nën llojet kryesore janë:
- Limfoma e Hodgkin (e quajtur më parë sëmundja e Hodgkin),
- Limfoma jo-Hodgkin.
Se cili është trajtimi më i mirë i limfomës për ju varet nga lloji i limfomës dhe ashpërsia e saj. Trajtimi i limfomës mund të përfshijë kimioterapi, ilaçe imunoterapie, terapi rrezatimi, një transplant të palcës së kockave ose ndonjë kombinim i tyre.
- Leuçemia limfocitare kronike
- Limfoma e qelizave-B të lëkurës
- Limfoma e qelizave T kutane
- Limfoma Hodgkin (sëmundja Hodgkin)
- Limfoma jo-Hodgkin
- Makroglobulinemia Waldenstrom
Simptomat dhe shenjat e limfomës mund të jenë:
- Ënjtje të gjëndrave limfatike: më shpesh në qafë, sqetull, ose në ije të cilat janë të padhembshme
- Lodhje/ këputje e vazhdueshme
- Ethe
- Djersitje gjatë natës
- Vështirësi në frymëmarrje
- Humbje në peshë nga shkaqe të panjohura
- Kruarje e lëkurës
Shkaqet
Mjekët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton limfomën. Por fillon kur qelizat e bardha të gjakut që luftojnë sëmundjet, të quajtura limfocite, zhvillojnë një mutacion gjenetik. Mutacioni i thotë qelizës të shumëzohet me shpejtësi, duke bërë që shumë limfocite të sëmura të vazhdojnë të shumohen.
Mutacioni gjithashtu lejon qelizat të vazhdojnë të jetojnë kur qelizat e tjera normale do të vdesin. Kjo shkakton shumë limfocite të sëmura dhe joefektive në nyjet limfatike dhe kjo bën që nyjet limfatike, shpretka dhe mëlçia të fryhen.
Faktorët e rrezikut
Faktorët që mund të rrisin rrezikun e limfomës përfshijnë:
Mosha juaj. Disa lloje të limfomës janë më të zakonshme tek të rriturit, ndërsa të tjerët diagnostikohen më shpesh te personat mbi 55 vjeç.
Gjinia. Meshkujt kanë më shumë gjasa të zhvillojnë limfoma sesa femrat.
Një sistem imunitar i dëmtuar. Limfoma është më e zakonshme te personat me sëmundje të sistemit imunitar ose ata që marrin ilaçe që dobësojnë sistemin e tyre imunitar.
Zhvillimi i infeksioneve të caktuara. Disa infeksione shoqërohen me një rrezik në rritje të limfomës, përfshirë virusin Epstein-Barr dhe infeksionin Helicobacter pylori.