KUR ÂSHT SHPIJA MA S’NGUSHTI?
Xhemajl Obrija ish kanë shkue m’i pajtue ni gjak n’Nahije t’Pejës. Ai, si u dufke me i ra mrêna për pajtim, ish kanë njeri ahmak edhe as s’u hypke, as s’u zhdrypke. Xhemajli i shkoi te dyert, ja lshoi ni za, po ai s’dojke me dalë!
Duel nana e tij edhe po i thotë Xhemajlit:
— Kur âsht shpija ma s’ngushti?
— Kur e ka belanë mbi krye! — i tha Xhemajli.
— Po, Xhemajl aga, veç edhe ma ngusht â’ shpija kur e ka ahmakun mrêna se sa belanë mbi krye.