Megjithëse i njohur gjerësisht si futbollist, në 1934 ai doli kampion në kërcim së larti me 1.71 m. Stërmasi është lindur në 9 maj 1908 në Tiranë dhe u diplomua në 1928 në Akademinë e Edukimit Fizik të Romës. Gjatë viteve 1930-1938 në shtatë sezone futbollistike, ai u shpall gjashtë herë kampion kombëtar me ekipin “Sport Klub Tirana”.
Nga 1944 në 1946 ishte trajner i “Sport Klub Tiranës”, nga ku u largua në mënyrë demonstrative pasi kundërshtoi vendimin për ndërrimin e emrit të klubit nga “Sport Klub Tirana” në “17 nëntori”.
U nda nga jeta në 9 nëntor 1976 pas një sëmundje të rëndë, azotemi në veshka. Në 26 maj 1993 Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi që stadiumi “Dinamo” të emërohet stadiumi “Selman Stërmasi”.