Ju mund të jeni duke pritur me padurim atë periudhë të vitit kur do të shijoni një atmosferë komode në shtëpinë tuaj, me ndriçim të zbehtë dhe qirinj të aromatizuar me kanellë, vanilje dhe madje edhe e xhenxhefil.
Ndoshta ky zakon është një nga të preferuarit tuaj për në vjeshtë dhe dimër, mirëpo mjeku Dr. Stephen Gundry na jep shumë arsye pse nuk do duhet ta bëjmë.
Sipas ekspertit, qirinjtë e zakonshëm komercialë mund të ndikojnë negativisht në ajrin që thithim në një hapësirë të mbyllur. Dhe kjo është për shkak se në shumicën e qirinjve aromatikë, baza e tyre dhe përbërësi i tyre i prodhimit është parafina, një përbërje kimike që vjen nga nafta.
Ky nënprodukt i prodhimit të vajit mineral, kur digjet, lëshon hidrokarbure, të cilat mund të bëhen shumë toksike dhe përfundimisht ndotin ajrin tonë, duke pakësuar oksigjenin. Ne sigurisht që nuk e duam këtë, pavarësisht kënaqësisë shpirtërore që mund të na sjellë.
Dhe si të mos mjaftonte kjo, qirinjtë aromatikë, përveç parafinës, përmbajnë edhe aroma artificiale, të cilat nga ana e tyre përkeqësojnë frymëmarrjen dhe mund të shkaktojnë astmë. Aromat artificiale, të cilat rrjedhin gjithashtu nga komponimet kimike toksike, në sasi të mëdha madje mund të shkaktojnë një çekuilibër në hormonet e trurit. Për këto arsye themelore, qirinjtë aromatikë të zakonshëm konsiderohen të rrezikshëm, veçanërisht për njerëzit me probleme në frymëmarrje.
Prandaj rekomandohet që të kemi hapësira të ajrosura siç duhet kur zgjedhim t’i ndezim ose të kërkojmë formula më organike dhe natyrale, si qirinjtë e dyllit të bletës ose qirinj pa përbërje kimike toksike.