SHTETET PELLAZGE

Ndër shumë cilësi të tjera të pellazgëve, historia i paraqet ata si shumë të aftë në ndërtime. Ata fortifikuan Akropolin e Athinës, fillimisht qytet pellazg, u punësuan nga bashkë- vendasit e tyre të grekëzuar për ta fortifikuar atë më tej. Të ashtuquajturat mure ciklopike – shembuj të të cilëve ende ekzistojnë në Epir, dhe nga të cilët më i miri është në Itakë – ishin punë e pellazgëve, shumë më përpara shfaqjes së racës greke. Egjeasit, ose pellazgët e brigjeve detare, ishin lundërtarë shumë të mirë në po atë periudhë të hershme: ata ishin luftëtarë në tokë dhe piratë në det.

Në historitë e sajuara që i tregon Odiseu Penelopës, kur iu paraqit asaj me një identitet të rremë, ai përshkruan sulmin që kishte bërë bashkë me shokët e tij kundër Egjiptit nga Kreta, sulm në të cilin ata u mundën. Kjo tregon se Egjipti, edhe në atë kohë aq të hershme, njihej mirë nga banorët e Peloponezit dhe ishujt afër tij.

Po kështu, ka pasur edhe dy pushtime ose migrime të hershme të pellazgëve në Itali. I pari tingëllon kaq shumë si legjendë sa që nuk mund të merret si absolutisht i besueshëm, por, mund të pranohet pa detajet e imta si një provë që të çon drejt hipotezës se ka pasur një migrim me atë kahje. Këto migrime paraqiten sikur janë bërë nga Thesalia, baza kryesore e migrimit të parë, e cila në kohët më të hershme ishte pothuaj sinonimike me Traken. Thuhet se prej atje ata migruan për në Kretë, Lesbos, Kios, dhe shumë ishuj të tjerë të Detit Egje. Madje ka të ngjarë që ishujt në anën evropiane banoheshin prej tyre, ndërsa ata në anën e bregut aziatik ishin pushtuar, në një fazë edhe më të hershme, nga

një degë e races pellazge të përmendur më sipër, dhe që zakonisht njiheshin me emrin lelegë.

udhëhoq Kolonia e parë filloi nga Palanteumi, qytet i Arkadisë, dhe është e mbështjellë në një tis mitik. E dyta u nga Evanderi, të cilin Livi32″ e përshkruan si ‘Venerabilis vir miraculo literarum rei novæ inter rudes artium homines kurse Taciti thotë Aborigines Arcade ab Evandro didicerunt; et forma literis latinis, quæ veterrimis Græcorum’. Plini thote In Latium eas (literas) attulerunt Pelasgi’; dhe Solinusi ‘Primi (Pelasgi) in Latium literat intulerunt.’ Këtë, Dionisi i Halikarnasit, që erdhi në Romë në vitin 30 para erës së re, e vë në kohë rreth 600 vjet para luftës së Trojës.

Migrimi i dytë vendoset në kohën e Deukalionit, kur pellazgët u vendosën në Argosin pellazg në Thesali, nga ku shkuan në Dodonë, selia e orakullit të famshëm pellazg dhe ngaqë vendi ishte shumë i ngushtë për ta dhe nuk ua plotësonte nevojat e tyre, vazhduan më tej, hipur në shumë anije, për në Itali, që në atë kohë quhej Saturnia. Duke mos e njohur atë det dhe navigimin e tij, ata u nisën për në tokën më të afërt, që e gjetën në Spinete, në grykën e lumit Po, ku edhe zbarkuan nga anijet e tyre.

Këtu ata i dëbuan sentinianët nga shumë qytete ku ata banonin së bashku me popullatën aborigjene. Ndër këta ishin, një prej fiseve keretane, që atëherë quheshin agile, sipas qytetit Kere (Caere) afër Romës; Saturnia, Alsioni, dhe disa të tjerë. Pasi i dëbuan umbrët, këta, nga ana e tyre, duhet t’u bënin vend tirrenianëve.

Pra mendimi i autorëve të mëvonshëm, që me siguri janë mbështetur në autorët më të hershëm përpara tyre ishte se, krahasuar me banorët e atëhershëm të Italisë, ata konsideroheshin një popullatë mjaft e kultivuar, edhe në se nuk ia kalonin për nga kultura atyre që pushtuan.

Pastaj pellazgët vazhduan rrugën për në Italinë qendrore dhe përdornin dialektin eolian, i cili, ashtu si gjuha shqipe, nuk kishte kategorinë gramatikore të numrit dual, porpërdorte formën F të digamës, nga e cila thuhet se shpjegohet futja e kësaj shkronje si e gjashta në alfabetin latin; dhe se romakët flisnin një gjuhë të përzier, në të cilën mbizotëronte eolikja.

Nuk është e pamundur që Virgjili ta ketë bazuar migrimin e Eneas mbi këto legjenda, duke e përdorur lirinë e përgjithshme poetike si justifikim për mospërfilljen e kronologjisë, dhe duke kapërcyer me guxim 600 vjetët e përcaktuara nga Dionisi i Halikarnasit. Sidoqoftë, nuk ka pikë dyshimi se mendimi i përgjithshëm ishte se Italia i detyrohej pellazgëve për futjen e artit të të shkruarit dhe artet e tjera për të cilat Etruria u bë e famshme më vonë.

Pellazgët – Pasardhësit e tyre të sotëm dhe origjina pellazge e poemave të Homerit nga Sir Patrick Colquhoun & Pashko Vasës /Trungu & InforCulture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here