Ata janë mjeshtra të padiskutueshëm të shtëpisë, por sigurisht që nuk e kanë humbur natyrën e tyre të egër: pas ajrit të përgjumur të maceve tona fshihen udhëtarë të palodhur.

Nëse jeni ndër ata që: “Macja ime fle në këmbët e shtratit gjithë natën!”, hidhini një sy këtyre hartave nga Domestic Cat Tracking Project, një program i promovuar nga një organizatë qeveritare australiane për t’ua demonstruar atyre që jetojnë me një kotele sa larg udhëtojnë macet.

Projekti ndoqi daljet e ditës dhe natës të 14 maceve për 10 ditë, duke përdorur sensorë të vegjël lëvizjeje GPS. Hulumtimi u zhvillua në qytetin Lithgow, në lagje të populluara me shtëpi me kopshte, ku macet shpesh janë të lira të bredhin.

Shumë nga njerëzit e përfshirë besonin se macja e tyre nuk u largua shumë nga lagjja, por duke parë këto foto ata duhej të ndryshonin mendje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here