Bima karnivore e quajtur “Venusi mizëngrënëse” merr thuajse të gjitha ingredientët ushqyes nga toka dhe drita por meqënëse zotëron ‘mjetet’, ajo suplementon dietën e saj dhe me insekte apo araknidë.
Milingona, buburrecë, karkalecë, insekte fluturues e merimanga bien shpesh viktima të grackës së saj joshëse.
Më pas Venusit i duhen rreth tre deri në pesë ditë për t’i tretur ato në organizëm dhe më pas insektet mund të rrinë të qeta për disa kohë pasi nuk konsumon më për disa muaj.
Një ekspert i botës së gjallë tentoi së fundi të zbulonte nëse Venusi dhe bimë të tjera karnivore konsumojnë dhe lloje të tjera “mishi” përveç insekteve.
Barry Rice, astrobiolog i universitetit Rocklin, Kaliforni, studion dhe kultivon bimë karnivore në kopshtin e tij dhe kreu eksperimentin për të parë nëse duhet të ruhej edhe vetë prej tyre.
Sado vulgar të tigëllojë eksperimenti, ai e ushqeu bimën e tij Venus me copa të lëkurës së tij që i kishin rënë nga një infeksion. Disa ditë më vonë ai pa që bima i kishte tretur, edhe pse ai priste që copat të mbeteshin të paprekura.
Rice shkruante se ishte i surprizuar nga zhvillimi: “Shumë e neveritur por e konfirmuar, Venus mizangënësja ha dhe mish njeriu”.
Bima Venus më e madhe në botë është zbuluar deri në 4 cm e gjerë, sipas të dhënave prandaj kafshët që janë më të mëdha se kaq nuk duhet të shqetësohen. Por ekzistojnë disa specie të tjera bimësh karnivore si ‘montana gjigante’ që arrin në madhësi të ‘gojës’ deri në 20 cm dhe vret bretkosa apo minj pylli.