Zinku është një nga mineralet më të dobishme për shëndetin e sistemit imunitar dhe riparimin e ADN-së.

Pamjaftueshmëria e zinkut prek 2 miliardë njerëz në botë. Por përse është i rëndësishëm zinku?
Zinku është thelbësor për aktivitetin e të paktën 300 enzimave.

Gratë shtatzënë duhet patjetër të kenë kujdes me nivelet e zinkut sepse ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fetusit.
Trupi duhet ushqyer me zink çdo ditë, thonë shkencëtarët.

A vuani nga pamjaftueshmëria e zinkut?
Njerëzit që janë më të prekur nga kjo sëmundje janë:
• Ata që nuk ushqehen mirë
• Vegjetarianët dhe veganët sepse zinku përftohet nga burime shtazore.
• Njerëzit që vuajnë nga ulçera, zorra e trashë dhe diarea.
• Ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë apo të veshkave.
• Njerëzit e prekur nga diabeti.
• Njerëzit që pijnë shumë alkol.
• Njerëzit që marrin shumë suplementë hekuri.
• Gratë shtatzënë dhe lehonë.

8 shenjat që nuk duhet t’i injoroni

  1. Imuniteti i dobët
    Nëse nivelet e zinkut janë të ulëta, do të sëmureni më shpesh.
    Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zink të cilat nxisin prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.
    Këto të fundit janë të nevojshme për të luftuar bakteret dhe viruset.
    Zinku ndihmon në parandalimin e inflamacionit që shkakton sëmundje si azma, alergjitë, sëmundjet e zemrës, tumoret, plakja e parakoheshme e të tjerë.
  2. Humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijes
    Zinku është i nevojshëm për prodhimin e një enzime e cila është jetësore për shqisat e nuhatjes dhe shijes.
    Nëse krejt papritur nuk ju shijon asgjë dhe vëreni se keni humbur shqisën e nuhatjes, atëherë duhet të dini që kjo është një shenjë klasike e mungesës së zinkut.
  3. Thonj të dëmtuar
    Zinku luan një rol thelbësor në ndarjen dhe rritjen e qelizave.
    Thonjtë dhe flokët janë të parët që preken nga mungesa e zinkut.
    Qelizat që prodhojnë lëkurën, flokët dhe thonjtë kanë nevojë për doza të qëndrueshme të zinkut.
    Nëse vini re njolla të bardha dhe çarje të thonjve atëherë me siguri vuani nga mungesa e zinkut.
  4. Lëkura problematike

  5. Puçrat, aknet dhe njollat e lëkurës tregojnë ndër të tjera se trupi nuk ka mjaftueshëm nga ky mineral.
    Mungesa e tij përshpejton plakjen dhe rrudh lëkurën. ZInku ndërvepron me vitaminën A dhe së bashku garantojnë një lëkurë të shëndetshme.
  6. Shërimi i plagëve dhe lëndimeve
    Zinku është i dobishëm për përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe lëndimeve.
    Në mungesën e tij, qelizat sforcohen dhe nuk rriten siç duhet.
    Suplementet e zinkut janë të nevojshme për të përshpejtuar shërimin e plagëve, të çarave apo lëndimeve.
  7. Humbja e shikimit
    Nëse keni probleme me shikimin, atëherë rishikoni sasitë e zinkut që merrni gjatë ditës. Zinku është thelbësor për sytë.

  8. Së bashku me vitaminën A, përmirësojnë shikimin dhe mbrojnë sytë nga sëmundje të ndryshme që mund të shkaktojnë humbjen e tij.
  9. Humbja e kujtesës dhe mungesa e përqendrimit
    Zinku është thelbësor për kujtesën, përqendrimin dhe komunikimin mes nervave në tru.
    Studimet kanë konfirmuar se rritja e dozës së zinkut me 50% rrit nivelin e përqendrimit dhe vëmendjes.
    Duhet të dini që zinku përthithet më mirë nëse konsumohet me një sërë ushqyesish të tjerë.
  10. Depresioni ose stresi

Zinku luan një rol të pamohueshëm në kundërpërgjigjen e trurit dhe trupit ndaj stresit.
Shkencëtarët kanë zbuluar se sa më të ulëta janë nivelet e zinkut, aq më i thellë është depresioni tek njeriu.
Kur jemi të stresuar, trupi ka nevojë për ushqyes dhe minerale shtesë për të përballuar implikimet fizike të këtyre emocioneve.

Sasia e nevojshme e zinkut

Të dhënat shkencore tregojnë se meshkujt mbi moshën 19 vjeç kanë nevojë për 11 mg zink në ditë, ndërsa gratë kanë nevojë për 8 mg.
Gratë shtatzënë kanë nevojë për 11 mg zink në ditë, ndërsa ato lehonë duhet të synojnë për 12 mg zink në ditë.

Nëse e teproni me zinkun atëherë do të përjetoni të përziera, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje abdominale, diare dhe dhimbje koke.
Burimet më të mira ushqimore të zinkut

Zinkun mund ta gjeni tek midhjet, mishi i viçit, derrit, kungulli, farat e susamit, çokollata e zezë, fasulet, spinaqi dhe qiqrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here