Gjatë gripit dhe etheve, uji luan rëndësi të madhe në organizmin e njeriut. Nëse keni ethe, ekspertët thonë se temperatura e lartë do ta pakësojë ujin nga trupi, me ç’rast kjo është arsye që duhet të konsumoni sa më tepër lëngje.

Nëse përjetoni djersë të forta, të vjella apo diarre, mund të jeni duke humbur lëngje nga trupi, e këto simptoma mund të çojnë në nivele të rrezikshme dehidrimi.

Kjo sipas “Freedrinkingwater”, duhet të jetë shtysë që të konsumohet sa më tepër ujë, në mënyrë që gripi dhe virozat të tejkalohen më lehtë.

Kur trupi ka temperaturë, e mira e kësaj është që trupi po lufton me një sëmundje ose infeksion. Sistemi imunitar është mbrojtje natyrale dhe krijon ethe për të luftuar infeksionet.

Shumica e etheve do të zgjasin tri deri në katër ditë, e megjithatë, mungesa e ujit në organizëm mund të shtyjë shërimin.

Njohësit e kësaj çështjeje kanë rekomanduar që nëse përballeni me grip apo ftohje, të konsumoni ujë dhe lëngje të nxehta, në mënyrë që viruset të shkatërrohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here