Biancavilla, e njohur deri në vitin 1599 si Albavilla, u themelua më 8 janar të vitit 1488 nga refugjatët shqiptarë, të ikur nga Arbëria e sapo pushtuar nga Perandoria Osmane.
Të udhëhequr Çezar Masi, ata mbërritën në Siçili dhe morën privilegjin “Licentia Populandi” nga sundimtarët e rajonit të Siçilisë, për nder të luftërave që zhvilluan kundër osmanëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Pas vdekjes së Skënderbeut (1468), një pjesë e madhe e fisnikërisë dhe popullsisë arbërore u shpërngul për në Itali, ku u mirëpritën me privilegje të shumta, e sidomos fisnikëria arbërore.
“Arbëreshët në Siçili” – (Afresk Historik, 1952)