Thuajse të gjithë e kemi përjetuar këtë: Është ora 22:30 dhe ju kanë mbetur 30 minuta për të përfunduar emisioni i preferuar para se të flini, dhe papritmas filloni të ndjeheni të uritur për disa biskota apo ëmbëlsira – por a duhet të pritni deri në mëngjes për këtë apo guxoni të hani gjatë natës?
Normalisht, sipas ekspertëve, përgjigja nuk është aq e thjeshtë.
Ekspertët thonë se për gjumë optimal nuk duhet të shkoni në shtrat as të uritur, e as të mbushur plot.
Në njërën anë, të fjeturit duke menduar tërë kohën për boshllëkun në stomakun tuaj është e vështirë. Por ngrënia natën vonë mund ta dëmtojë tërë trupin, transmeton Telegrafi.
Ngrënia gjatë orëve të vona mund të shkaktojë probleme me tretjen, fryrje të stomakut, gjumë të dobët, e këto mund të shpijnë në nivele të ulëta të energjisë dhe në lodhje të madhe.
Për ta gjetur balancimin e përsosur, vlerësojeni urinë tuaj në një shkallë prej 1 deri në 10, ku numri 1 do të thotë se jeni të mbushur plot, ndërsa 10 jeni duke vdekur urie.
Nëse e vlerësoni se niveli urisë tuaj është mbi 6, atëherë më mirë e keni të hani diçka të thjeshtë para se të flini – përderisa ajo që e hani nuk i kalon 200 kalori.
Nëse uria juaj është 5 ose më poshtë, pini një gotë ujë apo çaj të nxehtë dhe flini!