Plani sekret “Naçertania” e Frantishek Zahut, i shërbimeve sekrete të Rusisë dhe Francës nuk ka qenë vepër e Grashaninit (Eliah Gurashi nga Mali i Zi)

Abdulla Mehmeti

Planin sekret “Naçertania” për shfarosjen e shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, dhe krijimin e Serbisë së Madhe (Jugosllavisë) në trojet etnike shqiptare, e hartuan agjenturat e Rusisë dhe Francës, me gjeneralin Frantishek Zahu me bashkëpunëtorë.

Ky plan, i cili disa herë është modifikuar po me këtë qëllim deri në ditët e sotme, u krijua dhe filloi të zbatohen në periudhën e zgjimit kombëtar të shqiptarëve, pas kryengritjes së madhe kundër sundimit të huaj, e njohur si Kryengritja e Dervish Carës, më 1843/44, për liri, pavarësi dhe shtet shqiptar, e cila i përfshiu si asnjë kryengritje tjetër të gjitha trojet etnike shqiptare, ndërsa kryeqendrën e saj e kishte në Tetovë dhe Shkup.

Mos harroni se, përgjatë historisë, edhe nën ish-regjimin komunist jugosllav e deri në ditët e sotme, furtunat më të mëdha janë sjellë dhe eksperimentet e para të gjenocideve kundër qenies shqiptare janë zbatuar fillimisht në këto hapësira!

Edhe historianët dhe studiuesit shqiptarë, të ndikuar nga propaganda e huaj, gabimisht e quajnë këtë dokument strategjik si plani sekret “Naçertania” e Garashaninit. E vërteta është se ky plan është hartuar nga gjenerali sllav Frantishek Zahu me bashkëpunëtorët e tij, për interesat e shërbimeve sekrete të Rusisë dhe Francës. Gjenerali me origjinë çeke* (sllave) nga Moravia, Frantishek Zahu, ka qenë edhe gjeneral dhe shefi i parë i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, edhe krijues i ushtrisë së parë serbe me formacione të rregullta, e cila ka kryer masakrat më të mëdha dhe krime të papara deri atë kohë në trojet etnike shqiptare.

Deri në këtë periudhë, mesi i shek. XIX, në territorin e Serbisë së sotme (shek. XXI), nuk kanë jetuar më shumë se 20% e banorëve me përkatësi sllave (serbe), që nga Beogradi deri në Vranjë, të banuara kryesisht me banorë vendës shqiptarë (të besimit të krishterë e të besimit islam). Numri i banorëve sllavë nuk ka qenë deri atë kohë as më tepër se i banorëve romë (afër 20%), të cilët erdhën në këto vise mes shek. XV – XVI, me ndihmën e Perandorisë Osmane, për nevojat e saj. Nga kjo periudhë e deri në ditët e sotme territori i Serbisë së sotme (edhe i gjithë ish-Jugosllavisë) është vërshuar me banorë të ri të sjellë nga Rusia, për ndryshimin e strukturës demografike të popullsisë, nga Sllovenia në veri deri në Maqedoni, në jug, si edhe në Bullgarinë fqinje.

(15 tetor 2023) /Trungu & InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here