Të dhënat prej hartave dhe dokumenteve në Bibliotekën e Kongresit në Washington janë nga periudha e Luftës së Parë Botërore, që ka shënuar fillimin e pastrimeve etnike të territoreve të banuara me shqiptarë. Është interesante të përmendet se Bajska, që aktualisht është shumë aktuale për shkak të zhvillimeve të fundit dhe fshatrat në veri të Kosovës deri pranë Novi Pazarit, sipas këtij dokumenti, kishte mbi 90 për qind popullsi shqiptare

Në këtë dëshmi (hartë) që gjendet në Bibliotekën e Kongresit në Washington, evidentohet informacioni mbi demografinë e shumë pjesëve të banuara me shqiptarë në fillim të shekullit 20. Këto harta dhe dokumentet, janë një burim i rëndësishëm për ta kuptuar përbërjen etnike të fshatrave në atë periudhë. Sot, strukturat e popullsisë në shumicën e vendbanimeve që shohim në këto harta kanë ndryshuar, sidomos në pjesën veriore të Kosovës, që në atë kohë ishin të banuara me mbi nëntëdhjetë për qind shqiptarë, ndërsa tani pothuajse nuk ka asnjë shqiptar.

Harta është krijuar një vit pas Konferencës së Londrës, ku sipas këtij traktati, pjesa qendrore e Shqipërisë është e rezervuar për krijimin e një shteti të vogël të pavarur. Italia do ta miratonte ndarjen e Shqipërisë në veri në mes të Malit të Zi dhe Serbisë, kurse në jug me Greqinë. Harta shpjegon kufirin e propozuar midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe përbërjen e popullsisë në Jugosllavinë qendrore dhe Shqipërinë veriore.

Këto të dhëna janë nga periudha e Luftës së Parë Botërore, që ka shënuar fillimin e pastrimeve etnike të territoreve të banuara me shqiptarë. Është interesante të përmendet se Bajska, që aktualisht është shumë aktuale për shkak të zhvillimeve të fundit dhe fshatrat në veri të Kosovës deri pranë Novi Pazarit, sipas këtij dokumenti, kishte mbi 90 për qind popullsi shqiptare.

Dokumenti është prodhuar nga Seksioni Gjeografik i Shtabit të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe

Në anën e majtë, poshtë, e shkruar me dorë tregon përqindjen e popullsisë në këto anë. Me një vijë ngjyrë kafe të mbyllur shënohet vendbanim me popullatë serbe. Me një vijë ngjyrë kafe të lehtë, tregohet përqindja e popullsisë shqiptare nga 66 për qind deri 80 për qind në këto vendbanime. Me dy vija ngjyrë kafe të lehtë, tregohet përqindja e popullsisë shqiptare nga 80 për qind deri në 90 për qind. Me tri vija paraqitet popullata mbi 90 për qind. Ndërsa me një vijë të lakuar, tregohen masakrat ndaj shqiptarëve. Dokumenti përshkruan edhe terminologjinë e përdorur në gjuhën shqipe për të përshkruar elementët gjeografikë, si fortesat, gurët, fushat, dhe të tjera, duke përfshirë disa terma të përdorura në turqisht dhe serbisht.

Dokumenti është pranuar nga CIA më 13 dhjetor 1948 dhe tani është pronë e Bibliotekës së Kongresit në Washington. Këto harta janë prodhim i Seksionit Gjeografik të Shtabit të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe (Londër, 1915-1916). Ky botim përmban tri harta: Ipeku ose Peja që paraqet vendbanimet në pjesën veriore të Kosovës si dhe kompozitën demografike në ato anë. Po ashtu, dy harta tjera janë Shkodra, kufijtë e Shqipërisë me Malin e Zi, dhe Vlora, kufijtë e Shqipërisë me Greqinë. Këto harta janë krijuar gjatë Luftës së Parë Botërore, 1914-1918. Titulli i shkruar me dorë, me ngjyrë të zezë në kufirin e sipërm, tregon kufirin e propozuar midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe përbërjen e popullsisë në Jugosllavinë qendrore dhe Shqipërinë veriore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here