Sa herë ju ka ndodhur që pas një simptome, të vraponi në kompjuter ose direkt në celular për të kuptuar më shumë rreth kësaj shenje.
Sondazhet tregojnë se rreth 90% e pacientëve kërkojnë në Google për simptomat e tyre para se të flasin me mjekun. Por, një zakon i tillë mund t’ju shkaktojë ankth.
Këtu janë pesë mënyra sesi duhet të kërkoni në mënyrën e duhur në Google për simptomat e shëndetit:
#1 Kërkoni në faqet zyrtare të organizatave të mëdha shëndetësore, spitaleve dhe universiteteve të njohura
Informacioni i pasaktë shëndetësor është kudo në internet. Ju duhet të filloni kërkimin me burime të njohura dhe me reputacion. Faqe të tilla si Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Klinika Mayo apo Klinika Cleveland njihen si ndër më të besuarat sa i takon informacioneve që përcjellin bazuar në burime dhe kërkime shkencore.
#2 Kontrolloni në disa kanale
Që të kuptoni nëse një studim është i besueshëm duhet të kërkoni në disa kanale: nëse është botuar në një revistë shkencore, në një website të njohur dhe me reputacion. Nëse po, sa transparent është kërkimi, kush e ka financuar, a ka konflikt interesi etj.
#3 Kuptoni si po ju bën të ndiheni ky kërkim
Nëse jeni duke kërkuar simptomat dhe jeni vërtet të stresuar, kjo është një flamur i kuq. Në vend që të futeni në panik, kontaktoni një mjek i cili mund t’ju ndihmojë në dhënien e përgjigjeve për të gjitha pyetjet që keni.
#4 Mbani shënim informacionet që doni të diskutoni
Sigurohuni që të shënoni artikujt ose faqet e internetit që po vizitoni. Nëse një studim ose artikull i veçantë është me interes, ruajeni atë. Në këtë mënyrë, kur shkoni te mjeku, ju mund t’i prezantoni një listë me pyetje apo çështje që doni të diskutoni.
#5 Kur keni dyshime, bisedoni me një mjek, infermier ose klinikë shëndetësore
Në fund të fundit, nëse për çdo simptomë të shëndetit kërkoni të dhëna në internet, ju mund të zgjidhni edhe rrugën e shkurtër dhe më të sigurt: takimin direkt me një mjek, infermier ose vizitë në një klinikë të specializuar.