Daut Dauti: Fjalia e parë që duhet të thuhet si përgjigje e kësaj pyetje, është: Anglia nuk e ka okupuar kurrë Indinë me ushtri dhe me luftë, siç mendojnë disa.

E tërë kjo histori ka të bëjë me kompaninë tregtare të famshme angleze të quajtur ‘East India Company’ e cila është themeluar në Londër në vitin 1600 me qëllim të tregtisë me Indinë. Në këtë kohë India ka qenë një shtet me përafërsisht 1 milion km katrorë që është sunduar nga perandori i famshëm, Xhahagiri, që vinte nga dinastia e njohur myslimane.
India në këtë kohë, në aspektin ekonomik dhe kulturor, ka qenë disa herë më e ngritur se tërë Evropa së bashku. Në këtë kohë dinastia indiane ia ofron ‘East India Company’ të drejtën ekskluzive për tregti. Kompania fillimisht zbarkon në portin Surat me disa qindra punëtorë të saj, në mesin e të cilëve edhe një grup ushtarësh që kishte për qëllim mbrojtjen e kompanisë.
Brenda pak viteve kompania zgjerohet në disa qytete bregdetare të Indisë. Me këtë fillon të zgjerohet edhe numri i ushtarëve të kompanisë dhe krijohet një ushtri private e fuqishme që për oficerë kishte anglezët kurse ushtarët ishin vendas – mercenarë. Kjo ushtri rritet në të njejtën kohë kur fillon të bie fuqia qendrore politike e Indisë dhe kur krijohen principatat e shumta. Këto principata, natyrisht që me kohë krijojnë armiqësi mes vete dhe e thërrasin ushtrinë e kompanisë angleze për ndihmë. Gradualisht ndihma e kompanisë shndërrohet në pushtim. Në fund të shek. XVIII e tërë India e atëhershme që sot është edhe Pakistani dhe Bangladeshi, bijnë nën sundim të ushtrisë private të ‘East India Company’.
Por, kompania në fillim të shek. XIX fillon ta keqmenagjoj sundimin e saj dhe fillojnë kryengritjet e vendasve. Në vitin 1857, për ta qetësuar situatën, intervenon shteti anglez duke e suspenduar ‘East India Company’ dhe duke e marrë gjendjen nën kujdes apo kontroll të qeverisë dhe duke e shpallur Indinë edhe formalisht pjesë të territorit britanik . Dmth India ka kaluar në sundim anglez pa asnjë luftë dhe do të çlirohet nga sundimi britanik gati pas një shekulli.
Pra, okupimi ka qenë së pari ekonomik dhe më vonë vendoset ai ushtarak dhe politik. Dmth nëse dikush të okupon ekonomikisht, shumë shpejt pason ai ushtarak dhe politik.
No photo description available.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here