Një aplikacion i ri mund të vjedh mesazhet nga WhatsApp dhe Facebook. Dhe për këtë kompanitë e sigurisë kirbenetike kanë ngritur alarmin.

Bëhet fjalë për aplikacionin “SafeChat” që tashmë nuk ndodhet në Play Store, pasi u zbulua aktiviteti dashakeqës. Megjithatë aplikacioni mund të vijojë të mbetet në telefonat që e kanë shkarkuar më parë.

Rreziku vjen për të gjithë përdoruesit e telefonave smart me sistem operimi “Android”, të tillë si Samsung, One Plus, Oppo. Xiaomi, Sonny e të tjerë.

Sipas studiuesve të sigurisë kibernetike në kompaninë Cyfirma, virusi instalohet në telefon pas shkarkimit të aplikacionit nga Google Play Store.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here