Kafja është ndër pijet më të njohura në botë, ndërsa njihet për ngritjen e niveleve të energjisë.

Përveç kësaj, studime të fundit e kanë ndërlidhur kafen me një jetëgjatësi më të gjatë, me reduktim të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, demencës, kancerit, etj., transmeton Telegrafi.

Kafeina e cila është prezente në kafe ndihmon në shpejtimin e metabolizmit, rrjedhimisht promovon humbjen e peshës.

Duke marrë parasysh këtë të fundit, ju mund të mendoni se aq më shumë kafe që pini, aq më shumë peshë do të humbni, por jo!

Për shkak të përmbajtjes së kafeinës, ekziston një limit i sasisë së kafes që guxoni ta pini.

Edhe pse dallon nga kafja në kafe, sasia e kafeinës që gjendet në një gotë kafe mund të jetë nga 50 deri në 400MG. .

Studime të ndryshme sugjerojnë se 400 mg kafeinë apo rreth 4 gota kafe në ditë janë të sigurta për shëndetin e shumicës së të rriturve të shëndetshëm.

Por, duhet të mbani mend se ka edhe burime tjera të kafeinës, siç është çaji, çokollata, pijet energjike etj.

Prandaj, keni kujdes të mos e kaloni sasinë e rekomanduar ditore të kafeinës prej 400 mg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here